Festivali në RTSH: “Nata e Nostalgjisë”, artistët performojnë këngët që kanë bërë histori

Foto ilustrim

Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH do të jetë padyshim magjike. E cilësuar si “Nata e Nostalgjisë”, mbrëmjen e 21 dhjetorit artistët pjesëmarrës në këtë edicionin e 62-të të festivalit do të ngjisin në skenë këngët që kanë bërë histori.

Pjesë e performancave të Natës së Nostalgjisë do të jenë edhe këngët e huaja që kanë lënë gjurmë në festivalin evropian të këngës, të cilat do të performohen nga këngëtarët debutantë në festivalin e 62-të të këngës në RTSH.

“Kemi shumë materiale një natë speciale e mbushur me të ftuar, gjëja që më pëlqen më tepër janë të rinjtë që kapin mikrofonin dhe këndojnë sikur kanë gjithë jetën në skenë. Nivelin e kanë shumë të mirë”, tha Elton Deda

Ajo që spikat këtë festival është pjesëmarrja e artistëve të rinj. Festivali i 62-të i Këngës në RTSH është vetëm 6 ditë larg. Në të marrin pjesën 31 këngëtarë, mes tyre 17 debutantë./rtsh

Videon mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult


kënga Luan Rama: e dashuruar

Lexo edhe:

LUAN RAMA: NJËZET VJET RRUGË M’U DESHËN TË VIJA TEK TI…

Poezi nga Luan Rama

Erdha Melina
njëzet vjet rrugë m’u deshën
të vija tek ti në zemër të Athinës,
një kafe piva në lagjen «Plaka»,
«Kafenea Melina» shndriste në diell si një vajzë e dashuruar,
rrugën mora nga Akropoli për tek ti
atje ku flije nën mermerin e nxehtë të Moresë,
merre këtë cigare Mërkuri,
çohu dhe ndize si njëherë
ngjitu në këtë trapez të mermertë dhe kërce një «rebetiko»
kujto «djemtë e Pireut» dhe klith një «sagapo»,
çou dhe këndo këngën e trishtë të “qirios Andonit”
që i lumtur ishte veç në ëndërr,
Melina, gjaku im i shprishur,
i dua sytë e tu të mëdhenj siç dua detin
dhe diellin që bie e shuhet në të,
gjithë dashuritë e Greqisë janë në sytë e tu
dhe shkuma e Jonit dhe e Egjeut që vjen e të mbulon gjer këtu,
Kërce Melina ime, kërce dhe njëherë për mua,
se të puthurën tënde ende e kam në faqe
dhe përqafimi yt krahët mi ngroh,
ah, duart dhe gishtërinjtë e tua
që dikur mbanin në drithërimë një hënë të argjendë
dhe vargjet e rënda të Janis Ricos,
shko tani Melina, u bë vonë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult