Festivali Poetik i Prishtinës/ Sopranoja Arta Jashari interpreton këngë të Nexhmije Pagarushës

Sot, në Ditën e tretë të Festivalit Poetik të Prishtinës, kemi kënaqësinë ta kemi në program sopranon e njohur Arta Jashari e cila në përcjellje nga Andi Duraku në piano do të interpretoj disa këngë të Nexhmije Pagarushës.

Programi i ditës së sotme të Festivalit fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.

Në programin e ditës së sotme shikuesit mund të ndjekin edhe:

-leximet poetike dhe diskutimet me shkrimtarin dhe përkthyesin Nikollë Berishaj, poeten Majlinda Sinani Lulaj dhe poetin Sabit Rrustemi,

– studiuesen Migena Arllati e cila do të paraqitet me kumtesën “Poetë të së dukshmes apo të së ndjeshmes” pas të cilës do të kemi debat tematik në të njëjtën temë,

-promovimin e librin e Bislim Ahmetaj “Kangët e Babës” , për të cilin do të flasin: Naime Beqiraj dhe Arsim Halili,

– kitaristin Naser A. Dula i cili do të kujdeset për përcjelljen instrumentale gjatë leximeve poetike.

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë.Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.

ObserveKult

dita 3

Lexo edhe:

MBI 70 POETË E ARTISTË NË PESË DITËT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROGRAMI I PLOTË