
Nga 25 deri më 29 janar mbahet Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni III, organizuar nga Portali për Kulturë, Letërsi dhe Art, ObserverKult. Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.
Programi i ditës së parë, më 25 janar, fillon në ora 13:00 dhe mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë,
ndërsa në katër ditë tjera Festivali mbahet në Termokiss dhe fillon nga ora 18:00
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.
𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢:
𝟐𝟓 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐮𝐧ë,
𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟑:𝟎𝟎,
𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚 𝐞 𝐊𝐮𝐪𝐞, 𝐏𝐚𝐥𝐥𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐑𝐢𝐧𝐢𝐬ë
Letërsia shqipe e Maqedonisë
Homazh për Lindita Ahmetin
-Poezi të Lindita Ahmetit lexojnë poetet: Naime Beqiraj, Donika Dabishevci
-Çaste poetike me Lindita Ahmetin (Video-poezi të realizuara nga ObserverKult, lexuar nga Lindita Ahmeti)
-Poetja Lindita Ahmeti në kujtesën e miqve:
Vjollcë Berisha, Xhemazije Rizvani dhe Lulëzim Haziri
-Krijimtaria e Lindita Ahmetit
kumtesë nga akad. Ali Aliu
-Instrumental/homazh nga Astrit Stafai dhe Artan Rexhepi
-Letërsia shqipe në Maqedoni
(vështrim përmbledhës)
Ligjëratë nga prof. Agim Vinca
Pikë muzikore
Fitnete Tuda “Rrugë”
Orë poetike
Me poezitë e tyre paraqiten poetët:
Nehas Sopaj, Punëtorie Muça Ziba, Lulëzim Haziri, Shaip Emërllahu, Shazim Mehmeti, Vjollcë Berisha, Ahmet Selmani, Salajdin Salihu, Bardhyl Zaimi, Nurie Emrullai, Xhemazije Rizvani, Arlind Farizi, Fatos Rushiti, Valdeta Dulahi, Ismail Arsllani
Moderon: Alketa Gashi Fazliu
𝟐𝟔 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐝𝐢𝐞𝐥,
𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎,
𝐓𝐞𝐫𝐦𝐨𝐤𝐢𝐬𝐬
-Promovimi i librit të Ahmet Selmanit “Bërja e shkretëtirës”
Për librin flasin: Zyrafete Shala, Hajriz Sejdiu
Diskutim me autorin
-Decentralizimi dhe demetropolizimi i kulturës
Bashkëbisedim me Ismet Kallabën
(Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” e Ulqinit)
Debat tematik
-Labirinti i barazisë
video-performancë nga Ms.Indefinite
-Takime poetike dhe diskutim me autoret
Ledia Dushi
Arjola Zadrima
Manjola Brahaj
shoqëruar në kitarë nga artisti Genc Krasniqi
𝟐𝟕 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐡ë𝐧ë,
𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎,
𝐓𝐞𝐫𝐦𝐨𝐤𝐢𝐬𝐬
-Promovimi i librit të Bislim Ahmetajt “Kangët e Babës”
Për librin flasin: Naime Beqiraj, Arsim Halili
Diskutim me autorin
-Poetë të së dukshmes apo të së ndjeshmes
Kumtesë nga Migena Arllati
Debat tematik
-Këngë nga repertoari i Nexhmije Pagarushës
Arta Jashari, soprano
Andi Duraku, piano
-Takime poetike dhe diskutim me autorët
Nikollë Berishaj
Sabit Rrustemi
Majlinda Sinani Lulaj
shoqëruar në kitarë nga Naser Dula
𝟐𝟖 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐭ë,
𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎,
𝐓𝐞𝐫𝐦𝐨𝐤𝐢𝐬𝐬
-Promovimi i librit të Afrim Demirit “Zoti vdes i pari”
Për librin flasin: Vlora Konushevci, Eduard Frrokaj
Diskutim me autorin
-Turma dhe teatri
Kumtesë nga Naser Shatrolli
Debat tematik
-Këngë korale
Kori i grave “Lira”
-Takime poetike dhe diskutim me autorët
Liridon Mulaj
Xhevat Latifi
Aziz Mustafa
shoqëruar në kitarë nga Naser Dula
𝟐𝟗 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫, 𝐞 𝐦ërkurë,
𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎,
𝐓𝐞𝐫𝐦𝐨𝐤𝐢𝐬𝐬
Nata e të rinjve
-Maratonë leximesh nga poetët e rinj:
Zanë Mali, Fatbardhë Hasi, Alisa Bekteshi, Yllka Maqedonci, Fitim Majkovci, Uresa Ahmeti, Agnesa Beqiri, Erdonita Hebibi, Agon Rexhepi, Blinera Hajdari, Ardita Rexhaj, Blerta Salihu, Zgjim Sherifi, Rina Avdullahu, Lorenta Ibraj, Flamur Foniqi, Valmira Rashiti, Jasemina Mustafa
ObserverKult





Lexo edhe:
DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ
DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…
DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…
DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI