Fevziu: Mësuesi dikur ishte personazhi më i rëndësishëm i çdo fshati, sot kemi nivelin arsimor më të keq në rajon…

fevziu

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ishte pyetur, kohë më parë, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ndër të tjera edhe për formatet e Big Borther VIP që po organizohen në Shqipëri dhe Kosovë, e që e kanë marrë vëmendjen jo pak të shoqërisë.

Por gazetari Fevziu ka thënë se nuk i ndjek fare këto formate dhe nuk ka dashur të japë përgjigje për to, por duke e ndërlidhur me shikueshmërinë e madhe që kanë sidomos nga rinia, ai ka dhënë një përgjigje sa të mirë aq edhe të dhimbshme, e që lidhet direkt me respektin që dikur kishin mësimdhënësit dhe gjendjen e sistemit arsimor.

“Në vitin 1900 mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm i çdo fshati të Shqipërisë, mësuesi ishte ai që vendosej në krye të tavolinës. Mësuesi, prifti, hoxha ishin autoritetet morale të shoqërisë, se kontestonin edhe pasanikët e mëdhenj siç ishin bejlerët. Sot kemi nivelin arsimor më të keq në rajon, sot nuk kemi vlerë të shkollës.”

“Mua më bjen që të bëjë një ose dy takime në muaj në shkolla të mesme ose fakultete, ajo që më bie në sy është se ka student të mirë, sidomos nxënës të shkollave të mesme që nisen jashtë dhe pjesa tjetër e të rinjve kanë si model njerëzit e botës së krimit”.

 “Ne kemi problem thelbësor shkollimin, kemi problem thelbësor me mënyrën se si po ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Fevziu.

ObserverKult


fevziu

Lexo edhe:

BLENDI FEVZIU: “NJË ËNGJËLL IKU NGA KJO BOTË PËR FAJIN TONË”

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për tragjedinë e rëndë që ndodhi sot në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga gomonia në breg të detit.

Fevziu shprehet i tronditur për këtë ngjarje, teksa thotë se familja e vajzës së ndjerë tashmë është e gjymtuar dhe të penduar se zgjodhën të pushojnë në atdhe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


CHARLES BAUDELAIRE

SHARL BODLER: VDEKJA E TË DASHURUARVE

Shtrati spërkatur me erë parfumesh,
Divani si varr i thellë, ububu!
Do lule të çuditshme sipër raftesh,
Që çelur kanë për ne kushedi ku.

Në çast të mbramen rreze duke thithë,
Dy zemrat tona do fiken si pishtarë,
Që derdhin prajshëm dritën e dyfishtë
Në shpirtat tanë pasqyrë-binjakë.

Një natë ngjyrë rozë a blu, mistike,
Ne do këmbejmë një dritë të vetme,
Si një ngashërimë ngarkuar me etje.

Pastaj një engjëll do hap pak portën,

ObserverKult