“Fibulat ilire”, pulla më e re postare në Kosovë

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullat postare “Fibulat ilire”.

Ndër artefaktet e luajtshme të zbuluara në lokalitete antike arkeologjike në Kosovë, padyshim rëndësi të veçantë kanë edhe fibulat ilire, bëhet me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Postës së Kosovës në Facebook.

Ndërkaq, duhet theksuar se fibulat bëjnë pjesë në objektet më të përdorura të zbukurimit nga të gjitha fiset ilire.

“Në disa raste përmes stolive është dëshmuar edhe vet përkatësia ilire. Format dhe varietetet ishin të ndryshme. Të thjeshta në formë të harkut apo të cilësuara si krijimtari me evolucion të veçantë siç është fibula e spektaklit të dy spiraleve të ngjitura në mes vete. Forma të tjera që shfaqen në epokën e hershme të hekurit përfshijnë ato me hark, karficat në formë kafshe. Dhe karficat në formë gjarpri, etj”, thuhet në njoftim.

Filatelia e Postës së Kosovës, përmes pamjeve të katër pullave postare prezanton katër forma të zbukurimeve nga kultura e begatshme ilire.

Ndryshe fibulat bëjnë pjesë në trashëgiminë e vlerave të veçanta për territorin e Kosovës, të cilat ndër të tjera flasin edhe për diferencimin social dhe ekonomik të individëve apo grupeve të shtresave elitare në kohën e neolitit dhe periudhës së vonë të hekurit.

ObserverKult  


bislim ahmetaj

Lexo edhe:

BISLIM AHMETAJ: ZEMRA RREH VEÇ PËR DASHURINË

Zemra rreh veç për dashurinë.

Unë e pashë.
Po, po e pashë vajzën,
Që ja shkruaja dikur emrin
Me gurë lumi të lëmuar si vezë pëllumbash të egër,
Në rudinën ku ajo kulloste delet e saj të pakta në numër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult