Fifi “Marova”, teksti dhe kënga

Ju ftojmë të ndiqni këngën “Marova”, kënduar nga Fifi me tekst dhe muzikë të shkruar e realizuar nga ajo vet.
“Marova” fitoi vendin e dytë në Festivalin “Kënga Magjike” 2019

Në kopshtin e lotëve po djegem si e mjerë,
Po pres ti me m’kapë prej errësire me m’nxjerrë,
Rrugë me gjilpana m’i shtru si përherë,
Që ti kurrë mos me m’prekë,
Që ti kurrë mos me m’prekë.

Se marova mas teje,
U tërbova mas teje,
Veten harrova mas teje,
Prekma shpirtin nëse do t’i theje.

Se marova mas teje,
U tërbova mas teje,
Veten harrova mas teje,
Ti veç pak t’kishe bo mas meje.

Zemra e lodhur pa gjak po lshon vnerë,
Pres të më thuash të dua njëherë,
Nga ti të lëndohem se prisja najherë,
Kush dhimbjen mu ma njeh,
Kush dhimbjen mu ma njeh.

Se marova mas teje,
U tërbova mas teje,
Veten harrova mas teje,
Prekma shpirtin nëse do t’i theje.

Se marova mas teje,
U tërbova mas teje,
Veten harrova mas teje,
Ti veç pak t’kishe bo mas meje.

S’ke faj ti jo,
Që për ty detit n’komë unë i kisha shku,
Ke faj ti po,
Nuk ka shkronjë, nuk ka fjalë që ti e ke besu.

Se marova mas teje,
U tërbova mas teje,
Veten harrova mas teje,
Prekma shpirtin nëse do t’i theje,

Se marova mas teje,
U tërbova mas teje,
Veten harrova mas teje,
Ti veç pak t’kishe bo mas meje.