Filarmonia e Kosovës ka njoftuar se koncerti i radhës i Orkestrës i paraparë që të mbahej më 29 mars në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë është anuluar për shkak të koronavirusit.
Kuarteti italian “Quartetto di Cremona” i përbërë nga instrumentistë që konsiderohen në mesin e më të mirëve të gjeneratës së tyre, sikurse dirigjenti Jacopo Brusa, kanë anuluar ardhjen në Kosovë pasi që Italia është vendosur në karantinë si pasojë e virusit COVID-19.