‘Suus’ e Rona Nishliut nuk është këngë! Ja si e komenton Agim Doçi

Në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi poeti dhe autori i shumë këngëve ka komentuar përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion. Ai u ndal tek disa si Rona Nishliu, Olta Boka, Kejsi Tola.

“Rona Nishliu zuri vend më të mirë nga të gjithë këta, zuri vendin e pestë, por ajo nuk është këngë. Ajo është ulërimë. Ulërimë e një fatkeqësie, tragjedie, gjenocide dhe krime që ishin bërë. Unë edhe sot nuk e di çfarë përfaqëson kënga me përjashtim të një vokali të përsosur të Rona Nishliut. Unë krenohem me Rona Nishliu”.

Ermali nga njëra anë ndërhyn se sipas informacioneve që u tha atë kohë, Rona ia ka kushtuar atë këngë tezes së aj, ndërkohë që Doçi si poet i ktheu përgjigjen që ka më shumë teze të humbura dhe nuk i ka bërë këngë./abcnews