Filarmonia e Kosovës koncertin e radhës e mban më 27 prill në Prishtinë

Foto ilustrim

Në kuadër të programit ‘Filarmonia në lëvizje’, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës me datë 6 prill mbajti koncert në Gjakovë.

Në hapje të këtij koncerti publiku pati mundësinë të dëgjojë uverturën e operës ‘Cosi fan tutte’ nga W.A.Mozart për të vazhduar me ‘Odelette’ për flaut dhe orkestër nga C. Saint-Saëns me soliste Zanë Abazin.  

Pjesa e dytë e koncertit solli një prej kryeveprave të repertorit romantik Simfoninë Nr. 4 të Robert Schumannit nën dirigjimin e Pëllumb Vulës.

Përndryshe Filarmonia e Kosovës ka njoftuar se koncerti i radhës do të jetë me datë 27 prill 2024, nën drejtimin e Dario Salvit.
Koncerti do të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

FILARMONIA E KOSOVËS ME KONCERT MADHËSHTOR ME RASTIN E 16-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari me pjesëmarrjen e solistëve Krenare Gashi  – soprano, Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë kanë nisur përgatitjet për koncertin madhështor i cili do të mbahet më 17 shkurt me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kështu është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult