Filarmonia e Kosovës mban koncert në Zvicër

Foto ilustrim

Sonte Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Bern të Zvicrës, në kuadër të festimeve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo mbrëmje gala do të jetë nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier. Ky koncert do të jetë i veçantë, pasi do të interpretohen vepra të disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI deri te perlat e literaturës klasike botërore.

Gjatë kësaj mbrëmje do të interpretojë sopranoja kosovare, Besa Llugiqi.

ObserverKult


Lexo edhe:

FILARMONIA E KOSOVËS: “RAPSODI SHQIPTARE” E KOMPOZUAR NGA NOLI, PËR HERË TË PARË PËR PUBLIKUN NË PRISHTINË