Filarmonia e Kosovës me koncert madhështor për nder të përvjetorit të Pavarësisë

Për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Filarmonia e Kosovës organizoi një koncert ku publiku që ishte i shumtë në sallë përjetoi emocion dhe krenari.

Koncerti nisi me ‘Lindjen e Diellit’ nga R. Strauss për t’i lënë vend ‘Krzesany’ nga kompozitori W. Kilar, një prej veprave më ikonike të literaturës polake të shek. XX.

“Nëna Terezë” interpretuar nga solistët Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, hapi rrugën për premierën e ‘Exodus’ nga Mendi Mengjiqi, një dedikim për eksodin e mbi 1 milion shqiptarëve nga Kosova, të cilët para 25 vjetësh qenë dëbuar me dhunë jashtë Kosovës  nga forcat paramilitare dhe ushtarake jugosllave dhe serbe, njofton MKRS përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ndërsa sopranoja Krenare Gashi, magjepsi audiencën me interpretimin e saj dhe u prit me ovacione bashkë me kompozitorin Mengjiqi, i cili ishte i pranishëm.

Interpretimi i kantatës ‘Rrugëtimi’ nga Valton Beqiri erdhi si kulminacion i mbrëmjes, e cila u përmbyll me ‘Oda e Gëzimit’ nga Beethoveni, e në orkestrim të E. Nuhanoviqit.

Bashkë me artdashësit koncertin e ndoqën presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit  (MKRS)  Hajrulla Çeku dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

ObserverKult  


Kam shikimin tand në shpirt dhe melodinë e pavdekshme të gjakut në pasion. Freskia mëngjesore dhe bari i lagun fryjnë zemrën time të zgjueme nga prania jote në të.

Lexo edhe:

MARTIN CAMAJ: E VETMJA DASHUNI IME…

Ndjenjat e mia janë farë maranxhash
e plasin nën diellin e fortë
mbi rrasë.

E vetmja dashuni ime,
pse m’i len ndjenjat
të plasin nën diellin e fortë
mbi rrasë?

Ndjenjat e mia janë farë cipresash
e plasin nën diellin e fortë
mbi rrasë.

Dashunia shkon e më len
pa dheun e pranverës
e mbes i vetëm në kohën e pa ngjyrë,
e mbes i vetëm pa stinë
në vjetin njimij e nandqind
e gjashtëdhetë e tetë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult