Filarmonia e Kosovës: “Rapsodi shqiptare” e kompozuar nga Noli, për herë të parë për publikun në Prishtinë

Më 8 mars, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të interpretojë “Rapsodi shqiptare”, e kompozuar nga Fan S. Noli, koncert ky i dyti në muajin mars.

Në vitet ’30 të shekullit XX, pasi u largua nga angazhimi i tij në politikë, Noli nisi të merrej me muzikë. Fan S. Noli ka përfunduar studimet e kompozimit në Konservatorin e New Englandit.

Ai ka shkruar disa vepra muzikore, ndër të cilat edhe “Rapsodi shqiptare”, e cila do të interpretohet për herë të parë për publikun në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Në këtë mbrëmje do të interpretohet edhe premiera e “Koncert për Piano” nga kompozitorja Dafina Zeqiri – Nushi, me pjesëmarrjen e pianistit të shquar kosovar Misbah Kaçamaku.

Ndërsa koncerti do të përmbyllet me Simfoninë e 1-të të Johannes Brahms-it nën dirigjimin e Maayan Franco-s.

Përndryshe, ky koncert do të mbahet nga ora 20:00-21:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

ObserverKult


rumi poezi per observerkult

Lexo edhe:

RUMI: ÇFARË E LËNDON SHPIRTIN?

Nga Rumi

Dridhemi kur mendojmë se nga çasti në çast do të tretemi
në mosgjallim, por mosgjallimi
trembet shumë më tepër se mos atij mund t’i jepet trajtë
njerëzore!

Dashuria për Zotin e Lum është vetëm kënaqësi.
Mrekulli të tjera
bëhen të hidhura . Çfarë e lëndon shpirtin?

Të jetosh pa ia shijuar ujit thelbin e vet.
Njerëzit e mbajnë mendjen te vdekja dhe kjo botë lëndore.
Ata kanë dyshime për ujin e shpirtit.

Këto dyshime mund të zvogëlohen! Për të zgjuar nga gjumi
kthjelltësinë tënde,
përdore natën. Errësira dhe uji i gjallë
Janë dashnorja dhe dashnori. Lërini të rrinë bashkë zgjuar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


rumi poezi per observerkult

RUMI: DUKE KËRKU FYTYRËN TANDE

Poezi nga Rumi

Duke kërku fytyrën tande
Prej n’zanafillë të jetës ’eme
kam kërku fytyrën tande
por sot e pashë.

Sot pashë
hijeshinë, bukurinë,
mirësinë e pashoq
të fytyrës
që isha duke kërku.

Sot të gjeta ty
e ata që deri dje më përqeshnin
e tallnin
sot kanë keqardhje që nuk të kanë kërku
sikur kam ba unë.

Jam i habitun prej madhnisë
së bukurisë tande
që ndih në mue dëshirën me të kundru
me të paktën njiqind sy.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult