“Tirana do quhej ‘Enver Hoxha’- propozimi u duartrokit nga sekretariati i Komitetit, por u ngelej ‘hatri’ qyteteve”

Enver Hoxha

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka prezantuar ekspozitat virtuale te titulluara “Totalitarizmi në Europë”, “Propaganda gjatë diktaturës”, “Dritë përtej errësirës”, “Kartolina nga e shkuara” dhe “Rënia e diktatorit”, ku shfaqen artikuj e fotografi të propagandës komuniste, ceremonitë zyrtare te kohës , karikatura, persekutimi i klerit, etj.

Tregohet përmes dokumenteve sesi Ramzi Alia kërkoi që statuja e diktatorit Hoxha të ndriçohej gjithmonë nga dielli. Ndërsa fytyra te ishte drejtuar nga lindja.

Ekspozita sjell disa fakte të një mbledhje në prani të Nexhmije Hoxhës, ku u propozua që Tiranës t’i vihet emri Enver Hoxha. Propozim që u duartrokit nga të gjithë, por nuk u miratua me motivacionin se do u ngelej “hatri” qyteteve të tjera.

“Është shumë interesant fakti pasi kishte propozime që t’i ndryshohej emri kryeqytetit të Shqipërisë të quhej me emrin e diktatorit “Enver Hoxha”. Pati diskutime edhe se ku do të vendosej monumenti i Hoxhës, në cilin pozicion”.

“Është interesant edhe propozimi direkt i Ramiz Alisë ishte që Enver Hoxha të pozicionohej me fytyrë nga lindja. Ai të ishte barazi me Diellin edhe një simbolikë kjo që kishte regjimi komunist”,- u shpreh studiuesi Erblin Vukaj, krijues i ekspozitës “Rënia e një diktatorit”.

“Xhaxhi Enver nuk ka vdekur”. Asnjë fëmijë i Shqipërisë nuk do ta besojë se xhaxhi i tyre i shtrenjtë Enveri vdiq. Emrin e tij e kanë në gojë të gjithë. Që nga fëmijët e kopshteve e deri tek pionerët”.

Ky pasazh i shkëputur nga shtypi i kohës është gjithashtu pjesë e ekspozitës e cila ka mbledhur me kujdes propagandën.

Marrë nga shtypi i shkruar që linte në hije të gjitha dështimet e sistemit. Duke pasqyruar vetëm arritjet ekonomike. Dhe lumturinë që karakterizonte shoqërinë shqiptare.

Sillet në vëmendje përmes imazheve edhe mëngjesi i 20 shkurtit. Ku qytetarët rrëzuan statujën e diktatorit Hoxha. Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë Jonila Godole, u shpreh se ekspozita të tilla ndihmojnë të rinjtë të njihen me të kaluarën.

“Të rinjtë i kanë tashmë këto ekspozita të aksesueshme edhe për mësuesit dhe për të gjithë ata që mund t’i përdorin qoftë në orën e mësimit”.

“Ose në projektet e tyre jashtë shkollë”,-u shpreh Jonila Godole, drejtoreshë e IDMC-së gjatë konferencës vituale në Zoom ku të pranishmit prezantuan virtualisht ekspozitat.

Prezantimi i kësaj ekspozitave nga ana e IDMC në muajin shkurt nuk është i rastësishëm. Pasi ai mund të konsiderohet vërtetë si muaji i kujtesës kolektive shqiptare, sepse përmban mjaft data domethënëse historike. Të interesuarit mund t’i shikojnë ekspozitat me shpjegimet përkatëse në uebsajtin observatori i Kujtesës dhe tek sheshi “Skëndërbej”./BW