Filarmonia e Kosovës vjen me koncert premierë

Kori i Filarmonisë së Kosovës rikthehet me një koncert premierë nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Ky koncert do të mbahet nesër (16 maj) duke filluar nga ora 20:00 në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, ka njoftuar Filarmonia e Kosovës, përmes një njoftimi të bërë sot në Facebook.

Ky koncert do të ketë një repertor të shtrirë nga baroku deri tek muzika bashkëkohore, duke përfshirë vepra nga J. M. Bach, J. Brahms, R. Harbor, F. Ticheli, E. ëhitacre, M. Ostrzyga, J. Runestad, H. Syla dhe L. Biggs.

Në shënim të 65-vjetorit të vdekjes së kompozitorit Halit Kasapolli, do të interpretohet “Bash n’zeman…”.

E meqë numri i ulëseve është i kufizuar, është kërkuar që të bëhet rezervimi i ulëseve .



ObserverKult


Lexo edhe:

FILARMONIA E KOSOVËS KONCERTIN E RADHËS E MBAN NË GJAKOVË

Filarmonia e Kosovës me datë 6 prill do të mbajë një koncert në Gjakovë, përkatësisht në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” duke filluar nga ora 20:00.

Kjo në kuadër të programit “Filarmonia në lëvizje”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Koncerti do të hapet me uverturën e operës “Cosi fan tutte” nga Mozarti. Në këtë program do të interpretohet edhe vepra “Odelette” nga Saint-Saëns, me solisten Zanë Abazi në flaut. Koncerti do të përmbyllet me interpretimin e Simfonisë Nr. 4 nga Schumanni.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FILARMONIA E KOSOVËS FILLON VITIN ME NJË PROGRAM TË VEÇANTË!

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës më 27 janar duke filluar nga ora 20:00 do të vjen para publikut artdashës me dy premiera. Ajo që duhet theksuar është se pas disa vitesh rikthehet në program simfonia Nr.7 e Bethovenit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi për media.  E veçanta në koncertin simfonik është se do të dirigjohet nga një mjeshtre e njohur nga Zvicra

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult