Filarmonia e Kosovës mban koncert për 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Filarmonia e Kosovës dhe Opera e Kosovës me datë 24 mars duke filluar prej orës 20:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, organizojnë koncert në shënim të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra dhe Kori do të interpretojnë vepra nga Karl Jenkins, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Franz Schubert.

Ndërsa në rolin e solistëve do të prezantohen Zana Abazi-Ramadani – soprano, Ismet Vejseli – tenor, dhe Denik Prizreni – bariton.

ObserverKult


Lexo edhe:

FILHARMONIA E KOSOVËS: KONCERT HOMAZH PËR GRATË E DHUNUARA

Filharmonia e Kosovës i bashkohet fushatës globale 16 ditët e aktivizmi kundër dhunës në baza gjinore përmes një koncerti që do të mbajë nesër Kori dhe Orkestra e Filharmonisë në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Aty do të interpretohet “Requiem” i Mozart-it, në kujtim të grave që vdiqën dhe u përballën në heshtje me vuajtjen pasi u torturuan dhe u dhunuan në luftën e fundit në Kosovë.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari në një konferencë për media, tregoi se me këtë mbrëmje i bashkohen fushatës 16 ditore të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ZHULIANA JORGANXHI: S’KA PROMETHE TË MË FALË PAK ZJARR

Ëndërrat e mia,
m’i mori vjeshta,
m’i bëri gjethe të saj.

Në mëngjes të jetës,
luleshqera në duart e nënës.
Në mesditë,
fryn acar,
bëhen kallkan.
Ku t’i mbështes,
vend nuk kam!
S’ka Promethe
të më falë pak zjarr,
t’i ngroh pak ëndërrat,
dhe t’i ringjall…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult