Fillimet e Teatrit në Shqipëri: Kjo ishte shfaqja e parë…

Ish-ndërtesa e Teatrit e cila u rrënua...

Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi, e cila u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër.

Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë me Periudhën e Rilindjes Kombëtare. E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit” .

Drama shqipe arriti nivele më të larta me autorë të tjerë siç janë: A. Z. Çajupi, me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902), Gjergj Fishta me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909), Fan. S. Noli, me dramën “Israelitë e Filistinë” (1907), Mihal Grameno, me komedinë në tre akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros “ (1906) etj.

Teatri i parë profesionist në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 Maj të vitit 1945 në Tiranë. Teatri Popullor dhe më vonë pas viteve ’90, i njohur si Teatri Kombëtar, ka një histori disa dekadëshe me një repertor të gjerë premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shfaqja e parë e Teatrit Popullor, është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.

ObserverKult


Lexo edhe:

FEDERIKO GARCIA LORKA: FLISNI PËR TEATRIN

Nga Federiko Garcia Lorka

Të dashur miq,

Pak kohë më parë i bëra një premtim vetes për të refuzuar të gjitha llojet e nderimeve , çmimeve apo mbledhive që i bëhen personit tim modest; së pari, për të kuptuar se secili prej tyre vendos një tullë mbi varrin tonë letrar dhe së dyti, sepse kam parë që nuk ka asgjë më të mjerë se një diskurs i ftohtë për nderin tonë dhe asgjë më të trishtë se zhurma e organizuar e duartrokitjeve, madje edhe kur janë për një qëllim të mirë….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU