A janë filmat e ish-Kinostudios, propagandë apo pasuri kombëtare? Një takim i mbajtur për të promovuar studimin e Erblin Vukajt dhe IDMC-se, solli mendime pro e kundër mbi filmat shqiptarë të para ‘90-ës dhe perceptimit të tyre në publik 3 dekada më vonë.
Sipas Jonila Godoles, Filmat e ish Kinostudios janë propagandë. Në të njëjtën linjë ishte edhe sociologu Ergys Mërtiri. Për të cilin, edhe ata filma që duken si më normal ka elemente propagande.
Nga ana tjetër, Suela Musta nga Autoriteti i Medias Audiovizive, propozoi më shumë presion nga shoqëria civile. Në mënyrë që të bëhen ndryshime ligjore që rregullojnë transmetimin e filmave.
LEXO EDHE: FILMAT E KINOSTUDIOS, PROPAGANDË APO PASURI KOMBËTARE
Duke pranuar propagandën që bartin prodhimet e ish Kinostudios, që u ndërtua për të qenë e tillë, regjisorja dhe Drejtorja e Arkivit të Filmit, Iris Elezi, ka një tjetër qëndrim mbi perceptimin e tyre.
“Jam dakord që ka filma që kanë elemente propagande. Por nuk jam dakord që t’i trajtojmë njerëzit si budallenj. Dhe të vëmë shënime në filma. Unë besoj që kushdo që i sheh, është i qartë mbi çfarë janë”, tha Iris Elezi.
Ndërsa për sociologun Ergys Mërtiri, filmat po u shfaqen shpesh e japin efektin e tyre të propagandës.
LEXO EDHE: FILMAT SHQIPTARË NGA TANI DO TË SHOQËROHEN ME SHPJEGIME
Ndërkaq, drejtoresha e IDMC-së, Godole, tha se filmat e tillë që fyejnë e deri denigrojnë grupe të ndryshme shoqërore. Fyejnë edhe ish-të përndjekurit sot.
Prej vitesh është propozuar, shfaqja me shënime që specifikojnë kohën. Ose me debate paraprake që sqarojnë kontekstin e filmave. Vukaj ka marrë në shqyrtim vendet e Evropës Lindore. Të cilat kanë pasur një tjetër reagim ndaj propagandës së prodhimeve te tyre nën regjime diktatoriale./(BalkanWeb)