Filmat shqiptarë nga tani do të shoqërohen me shpjegime

Filmat shqiptarë tashmë nuk do të shihen vetëm artistikisht por edhe shoqëruar edhe me një shpjegim në kontekstin e plotë të  realizimit të tij.

“Këta janë skenarët origjinalë të filmave “Vitet e para” dhe “I teti në bronz” për të cilët dhe jo vetëm Autoriteti i Dosjeve dhe Arkivi Shtetëror i Filmit, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për të hedhur dritë mbi realitetin e personazheve pjesëmarrës në këto filma.”

Veprat kinematografike në kohën komuniste vazhdojnë të shfaqen. Edhe pse në shumë raste prekin drejtpërdrejt familjarët e karaktereve kryesore.
Një prej këtyre familjeve ka dërguar një kërkesë te Autoriteti i Hapjes së Dosjeve. Ndërsa rasti u adresuar institucionalisht nga drejtuesja e institucionit, Gentjana Sulaj.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që nga të dyja institucionet ka të bëjë jo vetëm me fatin e personazheve. Artistë-krijues, por edhe me fatin e karaktereve që janë trajtuar.“

Shpjegim nuk do të ketë vetëm për karakteret por edhe për fatin e shumë artistëve të  dënuar gjatë sistemit.

LEXO EDHE: Filmi shqiptar bëhet pjesë e listës së çmimeve Oscar/Regjisori: Ka momente që mendja fluturon, por…

“Jo vetëm me fatin e personazheve, artistë, krijues, por edhe me fatin e karaktereve, roleve që janë trajtuar.”

Me rëndësi, theksoi drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Iris Elezi, është që të hidhet dritë mbi të vërtetën e asaj periudhe, pa prekur kinematografinë e kohës.

“Duhet të gjejmë mënyra se si në një kulturë që ende nuk është bërë studimi i nevojshëm i zhvillimit të kinematografisë. I propagandës në mënyrë e indokrinimit, të gjejmë mënyra që të shkojmë përtej dashurisë së një prodhimi filmik.”

Propozimin konkret për këtë çështje e kishte Simon Miraka.

“Është e nevojshme dhe e domosdoshme në rast se japim një film të tij. Dhe të shoqërohet me një zë duke komentuar.”

Ky proces kërkon shumë punë, thanë përfaqësuesit e dy institucioneve. Pasi do të duhet të studiohen me radhë të gjitha dosjet./kohajone