Filmi “And the Wind Weeps”, i producentes dhe skenaristes kosovare Aulona Selmani, do ta ketë premierën botërore në edicionin e 70-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Spanjë.
Festivali në fjalë është një ngjarje vjetore e filmit të kategorisë A, që mbahet në qytetin spanjoll të Donostia-San Sebastián, Basque Country.
Filmi prek temën e luftës së fundit në Kosovë dhe traumat që ajo ka shkaktuar, ndërsa luajnë pesë aktorë nga Kosova.
“And The Wind Weeps” ndjek historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre, ku iu vra i biri.
Për 20 vjet rresht, protagonisti ka lexuar parreshtur një letër, në të cilën shkruan se çfarë do të thotë nëse Tribunali i Hagës e thërret ndonjëherë për të dëshmuar, për tmerret që ka parë atë ditë.
Barra e kujtimeve rëndohet kur merr lajmin se vëllai i tij vdiq nga një sëmundje, duke e bërë Dautin të vetmin të mbijetuar që e kujton ngjarjen. /klankosova
ObserverKult
Lexo edhe:
FILMI “SI NË VAJ” DO TA HAP PROGRAMIN GARUES TË FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM NË PRIFEST
Filmi i Aulona Selmanit “Si në vaj” do ta hap programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm.
PriFest lanson programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm duke prezantuar “Si në vaj” nga Aulona Selmani si film të parë të kësaj kategorie.
Filmi tregon historinë e Nadies, luajtur nga aktorja e mirënjohur, Ilire Vinca. Dikur një vejushë e re, Nadia vëzhgohet e kontrollohet vazhdimisht nga kunatat e saj rebele. Por pastaj shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj që e vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult