Filmi biografik për Michael Jackson shkakton shumë polemika, kjo është arsyeja

Vetëm pak ditë më parë dëgjuam lajmin se nipi i Michael Jackson, Jaafar do të luajë Mbretin e Popit në filmin e ardhshëm biografik për këngëtarin.

Edhe pse filmi “Michael” nuk ka ende një datë se kur do të shfaqet, ka nisur të shkaktojë polemika.

Regjisori i dokumentarit “Leaving Neverland”, Dan Reed, ka ndezur fitilin në komentet e bëra për “The Guardian”.

Ky dokumentar u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Sundance në janar 2019, i disponueshëm falas në RTVE Play. Dokumentari tregon një nga anët e supozuara më të errëta të Michael Jackson duke folur me dy fëmijë, James Safechuck dhe Wade Robson.

Këta dy fëmijë dyshohet se janë abuzuar për vite me radhë nga artisti amerikan.

Versioni i paraqitur në “Leaving Neverland” është vënë në pikëpyetje në shumë raste.

Edhe dokumentarë të tjerë, si “Michael Jackson: Pursue the Truth” i Amazon Prime, i publikuar në gusht 2019, vënë në dyshim portretizimin e Mbretit të Pop-it në produksionin e Dan Reed.

Ky dokumentar u nominua për pesë çmime Emmy.

“Askush nuk po flet për anulimin e këtij filmi, i cili do të lavdërojë një njeri që përdhunoi fëmijët.

Duket se shtypi, fansat e tij dhe shumë të moshuar që u rritën duke dashur Jackson janë të gatshëm të lënë mënjanë marrëdhënien jo të shëndetshme me fëmijët dhe të ndjekin muzikën”, tha Dan Reed.

Përveç kësaj, regjisori i ‘Leaving Neverland’ ka dërguar një mesazh në The Guardian për ata që janë përgjegjës për filmin e ri biografik për artistin.

“U them krijuesve të filmit. Si do ta përshkruani momentin kur Jackson, një burrë i rritur rreth të 30-tave, merr një fëmijë për dore dhe e çon në atë dhomë? Si do ta përshkruani atë që do të ndodhë më pas?”.

Dan Reed e përfundon opinionin e tij duke thënë, “Duke anashkaluar çështjen e Jackson për të fjetur me fëmijë të vegjël, po përcjellet një mesazh…

Ky mesazh është: nëse një pedofil është mjaft i pasur dhe popullor, shoqëria do të falë atë”./Bordo.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PAS KËRKIMIT POTHUAJSE NË MBARË BOTËN, VENDOSET KUSH DO TË LUAJË MICHAEL JACKSONIN NË FILMIN BIOGRAFIK

Ikona Michael Jackson do të portretizohet nga nipi i tij, Jaafar Jackson, në një film biografik me regji të Antoine Fuqua.

Filmi, i titulluar thjesht “Michael”, do të jetë roli i parë i madh filmik për 26-vjeçarin Jaafar, i cili është djali i Jermaine Jackson, vëllait të madh të Michael. Pasi bëri publik vendimin, Jaafar e përshkroi veten si “të përulur dhe të nderuar”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult