Filmi evropian i vitit: Ndahen çmimet, triumfon “Anatomia e një rënieje”

Ishte filmi francez “Anatomia e një rënieje”, i Zhustin Triet, ai që dominoi në ceremoninë e Festivalit Evropian të Filmit në Berlin, që ka vlerësuar filmat më të mirë evropian çdo vit, që prej 1988-s.

Filmi fitoi çmimet për skenarin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe atë të filmit më të mirë, pa harruar atë të aktores më të mirë për Sandra Huller. Pas marrjes së Palmës së Artë në Kanë, ky është vlerësimi i dytë.

“Anatomia e një rënieje” tregon historinë e një gruaje që përballet me vdekjen e dyshimtë të bashkëshortit, për të cilën ajo akuzohet. Përmes hetimeve dhe procesit gjyqësor, Zhustin Triet vë në dukje marrëdhënien e përçarë të çiftit, nën interpretimin e shkëlqyer të aktores gjermane Sandra Huller, e kthyer tashmë në muzë.

“Filmi përbëhet nga skripti, xhirimet dhe kamerat, por 80 për qind të tij e bëjnë aktorët. Sandra ishte një surprizë për mua dhe për gjithë ekipin. Ajo ishte shumë bujare dhe shumë e përfshirë, gjë që e kam parë rrallë herë në një film dhe çmimi i detyrohet asaj”-tha Justine Triet, regjisore.

Filma të tjerë në garë ishn “Zona e Interesit” i Xhonatan Glejzër, “Kufiri i Gjelbër” i Anjezka Holland, “Unë, kapiteni” i Mateo Garrone dhe “Gjethet e rëna” i Aki Kauris Maki. Por asnjë prej tyre nuk mundi dot “Anatomia e një rënieje”, pavarësisht cilësisë.

“Edicioni i 36-të i Festivalit Evropian të Filmit tregoi diversitetin, pasurinë dhe rëndësinë e kinemasë evropiane. Këtë vit gara ishte edhe më e fortë, me filmat që treguan ritmin e Evropës dhe të gjithë botës në kohë reale. Filma që na bëjnë të kuptojmë më mirë humanizmin tonë dhe defektet e shumta të tij”-tha Frédéric Ponsard. / euronews.al

ObserverKult  


Lexo edhe:

BËHET E DITUR: KY FILM DO TË SHFAQET I PARI NË MUAJIN E FILMIT EVROPIAN NË PRISHTINË

Filmi “Z” (1969) i Costa-Gavras, do ta hap Muajin e Filmit Evropian i cili do të fillojë më 1 nëntor. Ndërsa do të përfundoj më 9 dhjetor. Krejt kjo në kuadër të partneritetit në mes të Kino Armatës dhe Alliance Française de Pristina. Pastaj Po ashtu ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi Kino Armata në rrjetet sociale.

Film “Z” bazohet në vrasjen e aktivistit të majtë grek në vitin 1963, Gregoris Lambrakis. Vrasja ndodh në mes të një demonstrate të dhunshme.  

“Një thriller politik mbresëlënës, Z i regjisorit grek Kosta-Gavras ishte një nga sensacionet kinematografike. Pra, të fundit të viteve gjashtëdhjetë.

Mbetet ndër transmetimet më vitale. Nga ajo epokë e shenjtë e krijimit të filmave.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult