Në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë me datë 8, 9 dhe 10 shkurt duke filluar nga ora 19:00 do të shfaqet filmi “My Lake” (“Liqeni im”) me regji të Gjergj Xhuvanit.
Pasi kishte mbaruar xhirimet e filmit “Liqeni im” në Shqipëri, Gjergj Xhuvani edhe pse vuante nga sëmundja e diabetit, në vapë gushti s’e ndali punën. Regjisori i njohur u nda nga jeta në sheshxhirim në moshen 56-vjeçare, në vitin 2019, nga një sulm në zemër! U nda nga jeta pikërisht në sheshxhirimin e filmit “Liqeni im” që po bënte në shtetin italian.
“Filmi ‘Liqeni im’, megjithëse është një rrëfim kinematografik në vetvete, është një histori e zakonshme, e natyrshme për realitetin e tij të jashtëzakonshëm, e panatyrshme për shoqërinë shqiptare.
Për rreth tre dekada i njëjti lajtmotiv ka vazhduar të luhet në një formë ose në një tjetër. Trafikimi i drogës, paratë – Fëmijët lindin dhe rriten me një kod moral atipik ku të fitosh para për të të nxjerrë nga varfëria, me mjete të paligjshme, disi të bën burrë. Të bën dikë.”
Biletat mund t’i gjeni në Kinema, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 17:00, derisa çmimi për të parë filmin është 3 euro.
ObserverKult
Lexo edhe:
MIGJENI: PAK DRITË! PAK DRITË, O SHOK, O VLLA…
Migjeni: Pak dritë…
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë! O burrë! O hero’ ngado që të jesh.
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin… Ehu burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët…
Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…
Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…
Hesht more, hesht! por qëndro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti këndon thonë se asht afër drita…
Por un s’besoj sonte në fjalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult