Filmi i Lorena Sopit “Schauerfilm” fiton çmimin e rëndësishëm në Japoni

Regjisorja shqiptare, Lorena Sopi, vazhdon suksesin me filmin e saj me metrazh të shkurtër “Schauerfilm” në festivale ndërkombëtare. Filmi ka fituar çmimin e filmit më të mirë të shkurtër në edicionin e nëntë të festivalit “Twilight Tokyo Film Festival”, i cili ka përfunduar së fundi në Japoni.

Ndërsa në maj u vlerësua edhe në “Festival de Indie”, në Chennai të Indisë, me çmimin e filmit më të mirë të zhanrit horror. Ky është ky çmimi i trembëdhjetë për këtë film nga mbi 30 festivale ndërkombëtare në të cilat është shfaqur deri më tani.

Komedia e zezë me elemente të zhanrit horror trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër formë labirinti misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme. ‘Schauerfilm’ mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman të viteve të tridhjeta në kinematografi. Është ky çmimi i trembëdhjetë për këtë film nga mbi 30 festivale ndërkombëtare në të cilat është shfaqur deri më tani, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Filmi ‘Schauerfilm’ është prodhim i kompanisë ‘AS Film Production’ nga Prishtina.

LEXO EDHE: Filmi i animuar “Exit” i regjisorit shqiptar fiton çmimin “Excellence Special Mention”