Filmi i pestë i serisë së “Indiana Jones” do ta ketë premierën në Festivalin e Kanës

Është konfirmuar se “Indiana Jones and the Dial of Destiny”, filmi i pestë i serisë, do të shfaq premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë më 18 maj.

Festivali i Kanës gjithashtu do t’i bëjë një nder Harrison Ford për karrierën e tij.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme, por është e mundur që Ford, 80 vjeç, mund të marrë të njëjtën ‘Palme’ nderi që mori Tom Cruise vitin e kaluar.

Premiera e “Indiana Jones and the Dial of Destiny”, me regji të James Mangold, vjen 15 vjet pasi “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”  i vitit 2008 u shfaq premierë në festivalin francez.

Njoftimi i një premiere në Kanë ka kuptim, pasi Indiana Jones dhe Kingdom of Crystal Skull patën gjithashtu një premierë të madhe në Kanë në vitin 2008.

Festivali i Filmit në Kanë zhvillohet nga data 16-27 maj./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

VARJA E POETIT HAVZI NELA NË FILM? NGA ERIC ROBERTS TE VAN DAMI, FILMI SHQIPTAR QË PO BËN BUJË NË AMERIKË…

Producenti Fatmir Bardhoci ka rrëfyer për emisionin “N’kohë” të gjitha prapaskenat e projektit filmik ‘Mundije’.

Sipas tij, në Hollywood do të flitet shqip. Kjo pasi që pjesë e këtij projekti janë disa nga aktorët më të njohur ndërkombëtar, historia e të cilit po bën bujë në SHBA.

Arsyeja, pasi që po trajtohen ngjarjet më të veçanta që kanë ndodhur në Shqipëri.

Bardhoci u shpreh se në film do të përfshihet edhe skena e varjes së poetit Havzi Nela, të cilën ngjarje e ka parë kur ishte 14 vjeç.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult