Alket Pozhegu, për të tretën herë futet në Guiness

Artisti, Alkent Pozhegu është tre herë i certifikuar nga Guiness. Së fundmi, ai ka arritur të futet në librin Guiness për portretin më të madh të krijuar me drithëra të ndryshëm të presidentit amerikan Donald Trump.

Pozhegu ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur edhe më shumë për pasionin e tij të madh për artin dhe çmimet e fituara.

Per realizimin e mozaikut të Donald Trump, ai ka punuar rreth dy vite e gjysmë. Materialet që ka përdorur janë: misër, oriz, fara luledielli dhe grurë. Për mozaikun janë përdorur 4000 kg drithëra. Përmasat janë 20×26. 560m2. Titulli i fituar për këtë mozaik të realizuar është: ‘Largest Grain Image’.

“Një durim i jashtëzakonshëm. Kravata është bërë me misër të kuq, fytyra me misër të bardhë, flokët i ka me pak grurë, vetullat janë me farë luledielli. Kam bërë disa prova, deri sa të gjeja momentin final, në mënyrë që të shihet dhe të pranohet nga rekordi Guiness”, thotë ai.