Filmi i regjisorit shqiptar premierë botërore në Festivalin e Filmit në Varshavë

Filmi ”The Albanian Virgin” nën regjinë e Bujar Alimanit do të ketë premierën botërore këtë vit në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar.

Lajmi u bë i ditur nga aktorja Rina Krasniqi, e cila në film mban rolin kryesor, atë të Luanës.

‘Nuk mund ta shprehë sa krenare jam që më në fund po e publikojmë para botës, një projekt kaq të përzemërt. Kaq shumë njerëz punëtorë për të falënderuar”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Filmi zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, ku një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat. Ata janë miqtë më të mirë.

Luana është vajza e një njeriu shumë të respektuar, Agimi biri i tradhtarëve të cilët u ndaluan nga qyteti nga komunistët, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Pavarësisht nga këto rrethana të pafavorshme, të dy ruajnë miqësinë e tyre për 10 vjet.

Si një grua e re Luana përjeton gjithnjë e më shumë se të jesh grua është një mallkim dhe ndërmerr veprime të pazakonta, i jep fund situatës së saj si viktimë dhe fiton fuqinë për të vendosur vetë.

—————————————————————————————————

LEXO EDHE: Filmi ”Pa vend” kualifikohet për në Oscars 2022

Filmi “Pa vend” me regji të Samir Karahodës ka arritur të marrë çmimin kryesor IMDB Pro Short Cuts. Në njërin ndër festivalet më të rëndësishëm në botë, TIFF Toronto Film Festival/TIFF.

Ky film i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati. Që të mbajnë sportin e ping-pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping-pongistëve, transmeton ‘rtk’.

“Pa vend”, me këtë çmim zyrtarisht kualifikohet për kategorinë e filmit të shkurtër Oscars 2022.

Ekipi i filmit përbëhet nga:
Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda
Producent: Eroll Bilibani
Montazhi: Enis Saraçi
Dizajner zëri: Memli Kelmendi
Xhirues Zëri: Gëzim Rama
Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati…