Filmi ”Pa vend” kualifikohet për në Oscars 2022

Filmi “Pa vend” me regji të Samir Karahodës ka arritur të marrë çmimin kryesor IMDB Pro Short Cuts. Në njërin ndër festivalet më të rëndësishëm në botë, TIFF Toronto Film Festival/TIFF.

Ky film i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati. Që të mbajnë sportin e ping-pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping-pongistëve, transmeton ‘rtk’.

“Pa vend”, me këtë çmim zyrtarisht kualifikohet për kategorinë e filmit të shkurtër Oscars 2022.

LEXO EDHE: ”Pa vend” në Kanë, ndër premierat me të rëndësishme për Kosovën

Filmi ”Pa vend” nga Samir Karahoda shfaqi në Kanë ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar deri tani. Filmi u shfaq në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtë dhe garon për ”Palmën e Artë”.

Qendra Kinematgrafike e Kosovës ka bërë të ditur se prezent në premierë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. I cili erdhi në Kanë për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova dhe në bashkëprodhim me Kosovën. Që shfaqin premierat në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë (“Pa vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”).

”Filmi i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit. Të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë. Duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.

Ekipi i filmit përbëhet nga:
Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda
Producent: Eroll Bilibani
Montazhi: Enis Saraçi
Dizajner zëri: Memli Kelmendi
Xhirues Zëri: Gëzim Rama
Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati…