Filmi “Mbijetesa dhe shkolla” fiton “Çmimin e Publikut” në Tiranë

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me “Çmimin e Publikut” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Film Festival”, që u mbajt në Tiranë prej 15 – 19 tetor.

Në fjalën e tij, producenti dhe skenaristi i fulmit, Nuhi Bytyçi fuke falënderuar publikun tiranas që e vlerësoi lartë filmin “Mbijetesa dhe shkolla” theksoi se këtë shpërblim ua dedikon nxënësve dhe arsimtarëve. Që mbajtën mësimin në rrethana lufte në malet e Kosovës dhe luftëtarëve tē lirisē së Kosovës, transmeton ‘rtklive’.

Regjisori i filmit Ilir Kabashi tha se “e kam shijuar këtë festival dhe më ka përmbushur shpirtërisht. Çmimi veçse është krem mbi tortê. E falënderoj drejtoren artistike,  znj.Mirela Oktrova. Themeluesin e drejtorin e festivalit z.Edmond Topin dhe gjithë stafin. Po ashtu jurinë dhe publikun për pritjen dhe vlerësimet e larta për filmin tonë. Uroj që festivali të ketë jetë të gjatë dhe suksese”.

Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky është çmimi i 12-të.

Të rikujtojmë edhe një herë se ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

——————————————————————————-

LEXO EDHE: “MBIJETESA DHE SHKOLLA” MORI ÇMIMIN E PARË NË “INTERNATIONAL FERFESTIVAL”

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” mori çmimin e parë të jurisë profesionale. Të edicionit të nëntë të “International Ferifestival 2021”, që përfundoi mbrëmë në Ferizaj.

Producenti dhe skenaristi i filmit Nuhi Bytyçi, duke e marrë këtë çmim në emër të ekipit realizues të tij, fillimisht falënderoi jurinë dhe drejtorin artistik të këtij festivali Sabri Pajazitin. Për vlerësimin e përkushtimit profesional në realizimin e tij dhe njëherësh shprehu bindjen se tashmë po vlerësohet edhe puna dhe qëllimi i filmit “Mbijetesa dhe shkolla”.

Qëllimi im si skenarist dhe producent i tij, i regjisorit Ilir Kabashit. Drejtorit të fotografisë Bekim Qyqalla. Dhe i kameramanit të imazheve të periudhës së luftës Abaz Zeka…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU