Filmi me fitimin më të madh për Luftën e Dytë Botërore

Filmi i Christopher Nolan ka kaluar shifrën prej 550 milionë dollarësh në arkat globale dhe është pritur me kritika të mira.

I shfaqur në kinema muajin e kaluar, Oppenheimer është një biografi triorëshe mbi sprovat dhe mundimet e fizikanit teorik J Robert Oppenheimer, personazh i interpretuar nga Cilian Murphy, dhe shpikjen e bombës atomike.

Pjesa më e madhe e filmit ka të bëjë me punën e Oppenheimer në laboratorin e Los Alamos të kohës së luftës dhe përndjekjen e tij politike të mëvonshme.

“The Independent”, shkruan se sipas parashikimeve më të fundit nga Box Office Mojo, Oppenheimer tejkaloi rekordin e mëparshëm, Dunkirk, i realizuar gjithashtu nga Nolan, i cili arriti në 527 milionë dollarë në arkat botërore. / konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

FILMI “SI NË VAJ” DO TA HAP PROGRAMIN GARUES TË FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM NË PRIFEST

Filmi i Aulona Selmanit “Si në vaj” do ta hap programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm.

PriFest lanson programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm duke prezantuar “Si në vaj” nga Aulona Selmani si film të parë të kësaj kategorie.

Filmi tregon historinë e Nadies, luajtur nga aktorja e mirënjohur, Ilire Vinca. Dikur një vejushë e re, Nadia vëzhgohet e kontrollohet vazhdimisht nga kunatat e saj rebele. Por pastaj shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj që e vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.

Aulona Selmani, filmbërëse dhe aktore, u lind në Zvicër në 1997. Ajo kreu studimet baçelor në degën Film dhe TV në Universitetin e Prishtinës, dhe studimet master në degën e Filmit në Zürcher Hochschule der Künste në qershor 2023.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult