Historiani Durim Abdullahu, tha se shumica e e njerëzve, në masë të madhe, ajo që dinë për 28 Nëntorin, është e dominuar prej filmit “Nëntori i dytë”.
Sipas tij, një pjesë e asaj çka përmban ky film, nuk ka të bëjë me realitetin.
“Ndërrojnë brezat edhe sigurisht që duhet me u rifreskua edhe me u mirëmbajt ajo çfarë na dimë kryesisht për historinë, sidomos për data kaq të veçanta siç është 28 Nëntori që është në thelb dita jonë kombëtare.
Realisht, sa i takon kësaj, kam përshtypje që ende shumica e njerëzve, në masë të madhe, ajo çfarë dinë për 28 Nëntorin dhe ngjarjet që çuan në krijimin e shtetit shqiptar në 1912, është shumë i dominuar prej filmit “Nëntori i dytë”, i cili fundja është një film artistik, nuk është film dokumentar, dhe një pjesë e mirë të asaj çka përmban filmi në vetvete, sigurisht që nuk përkon krejt me realitetin historik.
Është njëfarë sfide që duhet t’i tejkalosh disa bindje ose steriotipe që i ka krijuar filmi sa i takon 28 Nëntorit”, tha Abdullahu në emisionin A Live. /atvlive.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
PIRO MILKANI: PO Ç’TË KEQE KANË FILMA SI “NËNTORI I DYTË”, APO “LULËKUQET MBI MURE”? PSE DONI T’I ZHDUKNI?
“I ardhur nga një botë liberale, duke qenë se nuk ishim budallenj. E kuptonim që ai film nuk ishte gjëja e më mirë që po bënim. Në heshtje, veçmas, i thashë Viktor Gjikës:
“A nuk do të na vijë turp një ditë për këta filma që po bëjmë”. Pra, e kisha ndjenjën e fajit. Viktor Gjika, u mendua dhe më dha këtë përgjigje:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult