Filmi për Adem Jasharin/ Milaim Zeka: E bëra në vitin 1998, në televizionin e Suedisë me ndihmën e një kroati…

Gazetari Milaim Zeka i ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” ka folur për herë të parë si autor i filmit për Adem Jasharin.

Gjatë intervistës ai ka dhënë detaje se si i lindi ideja për filmin me titull “I vdekuri i gjallë”.

Zeka: Me qenë i sinqertë kur kemi bërë bisedë bashkë me ty dhe autorin Glentin me kolegë në Top Channel që njihen për një kohë të gjatë i kam bërë një pyetje testuese, u kam thënë a i keni parë pamjet e Adem Jasharit me Hamzën? Të gjithë thonë po.

I keni parë videoklipet nëpër këngë? Po thonë. E dini kush është autori i këtij filmi? Të gjithë kanë thënë nuk e dimë.

Meqenëse Topi për mua ka bërë veprimin më njerëzor e më kombëtar të të gjitha kohërave që përzgjodhi këngën për Adem Jasharin ‘Mora fjalë’ mendova që të bënim një bisedë rreth filmit që ka një histori të veçantë.

Si lindi ideja për të bërë një film për Adem Jasharin?

Zeka: Unë dhe familja Jashari jemi kushërinj, jemi çuna tezesh, nëna ime dhe nëna e Jasharit janë nga i njëjti fshat, nga Llausha e Drenicës, kur ndodhi heroizmi i Jasharajve unë që prej arratisjes sime nga ish-Jugosllavia isha në kontakt me vëllanë e Adem Jasharit, Rifat Jasharin, ai burri me mustaqe që e keni parë në çdo manifestim.

Duke biseduar me djalin e Adem Jasharit, vendosëm të merrsha arkivën personale të familjes, incizime që i kishin dërgu në Gjermani me i rujt dhe u thash që do të bënim një film kushtrimtar për të gjithë ata që do të kthehen në luftë, sepse filmi është bërë në 1998, e bëra në televizionin e Suedisë me ndihmën e një kroati, i vetmi që më ka ndihmuar, dhe e pata titulluar ‘I vdekuri i gjallë’.

Pata thënë që këta djem e vajza do të shfaqen në çdo vend dhe çdo kohë ashtu siç do të jetojë ‘i vdekuri i gjallë’ në mesin e ‘ne të gjallëve të vdekur’, Adem Jashari./ Top Channel

ObserverKult


Lexo edhe:

PUSHTOI ZEMRAT E SHQIPTARËVE/ HISTORIA INTERESANTE E KËNGËS “MORA FJALË”

Nga Armand Bajrami

Kënga “Mora fjalë” është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij, i vishet vargjeve për heroin legjendar, Adem Jashari.

Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo aq dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi.

Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan, qytetin ku jeton prej 8 vitesh, se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000. Kjo si kërkesë e rapsodit kosovar, Qazim Beka. 

“Mua më janë dashur dy javë të meditoj për heroin. Ishte në 3-vjetorin e rënies së tij”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


28 NËNTORI – DITËLINDJA E KOMANDANTIT LEGJENDAR, ADEM JASHARI

Komandanti legjendar, Adem Jashari, ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz të Skënderajt.

Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skënderaj.

Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht.

Më 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh.

ObserverKult