Filmi shqiptar rrëmben dy çmime në Trieste

Filmi “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni, ka korrur sukses në premierën e saj botërore në Itali.

Lajmin e jep Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka dhënë dhe mbështetjen financiare për prodhimin e filmit.

“Super sukses i regjisores Evi Gjoni në premierën botërore të filmit të saj të shkurtër “SHEETS”, shkruan QKK në rrjetet sociale, për triumfin e arritur në “Trieste Film Festival”.

Filmi shqiptar rrëmbeu 2 çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë, transmeton ‘konica.al’.

QKK ka uruar stafin dhe gjithë bashkëpunëtorët. Evi Gjoni vjen me “Sheets” pas një përvoje të gjatë në cilësinë e asistent regjisores.

Një ndër filmat ku ajo ka punuar më herët është dhe “Two lions heading to Venice”, film i cili pati jehonë në media.

Filmi Sheets është prodhuar nga “Ska-Ndal”, me mbështetje financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

ObserverKult


filmat shqiptar shami

Lexo edhe:

EDISON YPI: FILMI SHQIPTAR ËSHTË NJË KAZAN PLEHRASH…

Nga Edison Ypi

Filmi shqiptar është një kazan plehrash plot me qen e mace të ngordhura, brisqe të ndryshkur, çizme llastiku të grisura, stomaqe bosh, sy të çakërrdisur, veshë të zënë, tru të tharë, gjëndra kanceroze, lëkura me ekzema, kocka të deformuara, kufoma të kalbura.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult