Edhe një sukses i filmit shqiptar, tani në “Toronto International Women Film Festival”

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve” me regji nga Spartak Pecani fiton një tjetër çmim, në “Toronto International Women Film Festival”.

Në të vërtetë juria e këtij festivali ka vlerësuar skenarin e këtij produksion. Të cilin e ka bërë Linda Fejzaj.

LEXO EDHE: FILMI SHQIPTAR “THE VAN” NË DHJETËSHEN MË TË MIRË PËR TROFEUN “OSCAR”

Ky film është mbështetur në romanin e Fatos Kongolit, që mban të njëjtin titull. Që ka ruajtur edhe regjisori e producenti Spartak Pecani. Skenarin e ka bërë Linda Fejzaj.
Në radhët e aktorëve që interpretojnë në këtë film janë Robert Ndrenika e Margarita Xhepa.

LEXO EDHE: NIS RESTAURIMI I FILMIT TË PARË SHQIPTAR “TANA”

Vetë produksioni është prodhim i shtëpisë kinematografike “Eclipse SA Film.

 “Toronto International Women Film Festival” është festivali i katërt që filmi merr pjesë. Dhe deri tani tre çmime të marra, dy në të cilët vlerësohet si skenari më i mirë./a2news.com

LEXO EDHE: Kinemaja shqiptare