Filmi “Sisterhood” shfaqet premierë në “Karlovy Vary Film Festival”

Projekti filmik ‘Sisterhood’ i regjisores Dina Duma ku Kosova është në bashkëprodhim minorë do të ketë premierën botërore në festivalin e kategorisë A ‘Karlovy Vary Film Festival’ në konkurencën ‘East of the West’.

“Miqësia e dy vajzave adoleshente kërcënohet në momentin kur ato duhet të përballen me pasojat e tmerrshme të sjelljes së tyre manipuluese. Filmi është vendosur në komunitetin e adoleshentëve, për të cilët grumbullimi i ndjekësve në mediat sociale është më i rëndësishëm sesa kultivimi i marrëdhënieve të mirëfillta.

Në debutimin e saj delikat, regjisorja miraton një qasje autentike për të kapur momentet formuese të rinisë, të cilat na mësojnë të pranojmë përgjegjësinë për veprimet tona”, thuhet në njoftimin e “Qendrës Kinematografike të Kosovës”.

“Sisterhood” është bashkëprodhim në mes të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi me producentin kosovar, Liridon Cahani, nga shtëpia filmike “Added Value Films”.

Në film luajnë: Antonia Belazelkoska, Mia Giraud, May-Linda Kosumovic etj.
Linku nga faqja e festivalit: https://www.kviff.com/…/pro…/film/57/34198-sisterhood…

LEXO EDHE: Filmi i Lorena Sopit “Schauerfilm” fiton çmimin e rëndësishëm në Japoni