Jolanda Dhamo tregon se pse nuk “flet” me Parashqevi Simakun

Këngëtarja e njohur e festivaleve të fundvitit, Jolanda Dhamo, është rikthyer në Shqipëri kohë më parë. Në fillim të viteve ’90, ajo u largua nga Shqipëria për në Greqi dhe më vonë në Zvicër, Austri, Amerikë, Itali, Londër etj.

Por publiku shqiptar e mban mend Jolandën për shumë prej hiteve të saj në festivale, së bashku me bashkudhëtaren Parashqevi Simaku, këngëtaren e adhuruar të të gjithë shqiptarëve.

Ishte e ftuar muaj më parë në programin “Rudina”, Jolanda, ka kujtuar edhe një moment të sikletshëm me mikeshën e saj të vjetër.

Pak vite më parë, kur të gjitha mediat mësuan se Parashqevia kishte kaluar një paralizë parciale, askush nuk e kuptoi se cili ishte burimi i vërtetë.

Që nga ai moment, dy mikeshat e kanë ndërprerë komunikimin me njëra-tjetrën, me gjasë, lajmin e Parashqevisë. E tërhequr tërësisht nga vëmendja e publikut shqiptar, Simaku ka ndërprerë lidhjet edhe me miqtë e vjetër.

Pyetur nga Rudina për marrëdhënien e saj me Parashqevinë, Jolanda tha se u bë kohë pa folur më me të: “Ne nuk kemi folur më që atëherë… “ – thotë Jolanda duke iu referuar kohës pas paralizës: “Ishte ҫështja e paralizës… Unë nuk kam folur më, por e di që tani është shumë mirë.

Për mua Parashqevia është një zonjë e madhe. Uroj të jetë mirë bashkë me djalin e saj 12-vjeҫar…”

Nxitur nga Rudina për arsyen pse mikesha e vjetër i mban qëndrim, Dhamo e mohon:

“Jo, jo, ajo nuk më mban qëndrim. Nuk është qëndrim. Nuk është se nuk flasim. Dhe nuk kemi asnjë lidhje më për arsyet e saj. Ajo është tërhequr për arsyet e saj.

Në atë kohë pati shumë abu z ime me lajmet që u shpërndanë “Jolanda e bëri për famë”, “Jolanda e zbuloi…”, “Jolanda tha kështu….” Ҫfarë bëra unë e shkreta? Unë thashë vetëm që është mikesha ime, ka pësuar një paralizë parciale. Tani është mirë. Kaq….”

Duke kujtuar vitet e rinisë, kohën e tyre më të bukur, Jolanda thotë se Parashqevia vinte nga një familje jo shumë e pasur dhe ka jetuar për shumë vite në shtëpinë e saj: “Unë e kam pasur shumë shoqe, është shumë e mirë.

Parashqevia është rritur në shtëpinë time. Vinte nga një familje jo shumë e pasur dhe kemi kaluar kohë të bukura.

Mbaj mend në fillimet tona, linim edhe takime për ta bërë rrugën bashkë. Ajo nga Kavaja, unë nga Durrësi, për Tiranë….”

Dhe pas shumë viteve mungesë, Jolandës, ashtu si edhe të gjithë shqiptarëve u mungon këngëtarja e tyre e zemrës, idhulli i rinisë. Për këtë, Jolanda përfiton nga rasti për t’i dërguar një mesazh: “Është shumë e mirë. Dua ta dijë që është mikja ime më e mirë. I uroj fat e mbarësi. Më vjen shumë keq që nuk kthehet, sepse ashtu siҫ i mungon ajo Shqipërisë, edhe asaj i mungon Shqipëria.”


Lexo edhe:

PARASHQEVI SIMAKU: TË DUA PRANË, TY TË DUA… (TEKSTI DHE KËNGA)

ObserverKult