Filmi “Tana” i restauruar shfaqet premierë në Korçë- i dedikohet regjisorit të ndjerë, Kristaq Dhamo

Filmi shumë i dashur për shqiptarët, “Tana” me aktore kryesore Tinka Kurtin vjen tashmë me një version të rinovuar, figurë dhe audio të përmirësuar. Premiera e filmit “Tana” u dha, së fundi, në Korçë, në shenjë homazhi për regjisorin Kristaq Dhamo, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Versioni i ri i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana” u shfaq premierë në sallën e teatrit “Çajupi”. U zgjodh Korça, në shenjë homazhi për regjisorin Kristaq Dhamo, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Versioni i ri i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë ‘Tana’ u shfaq premierë në sallën e teatrit ‘Çajupi’. U zgjodh Korça, në shenjë homazhi për regjisorin Kristaq Dhamo, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Ndërsa drejtuesja e teatrit “Çajupi”, Zamira Kita u shpreh se “ filmi i restauruar “Tana” është ndër filmat e parë shqiptar. Tinka Kurti ka xhiruar në Korçë për herë të parë, madje shpeshherë është shprehur se “jam korçare, sepse kam shumë kujtime”, transmeton ‘shqiptarja.com’.

E emocionuar, Margarita Lala, montazhiere e filmit “Tana” u shpreh: “Sot jam 84 vjeç dhe në atë kohë isha 16 vjeç, isha montazhiere e filmit. Kemi xhiruar në Bugarec, Korçë dhe jam e lumtur se kam qenë pjesë e ekipit”.

Ngjarjet zhvillohen në vitet ’50-të ku në qendër të skenarit është Tana një vajzë e zgjuar me mendime të përparuara e cila dashuron por mentaliteti është ndryshe nga mendimet e saj. Roli kryesor është luajtur nga aktorja e mirënjohur Tinka Kurti e cila mori pjesë në premierën e filmit të restauruar në Korçë.

Restaurimi dhe dixhitalizimi i filmave të vjetër shqiptar i hap rrugë këtyre të fundit të shfaqen në kinema të huaja dhe të marrin pjesë në festivale ndërkombëtare.

Shumë prej protagonistëve të filmit nuk jetojnë më ndaj për t’i përkujtuar në hollin e teatrit Çajupi u ekspozuan foto të shkëputura nga xhirimet e filmit “Tana”.


Lexo edhe”

2 MUAJ PAS VDEKJES SË REGJISORIT KRISTAQ DHAMO, PREZANTOHET FILMI I PARË SHQIPTAR ‘TANA’ NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR ‘LUMIERE’

ObserverKult