Filmi “Zgjoi” nga 5 nëntori premierë në kinematë amerikane

Filmi “Zgjoi” po shënon suksese të njëpasnjëshme ndërkombëtare, me nominime në festivalet më prestigjioze në botë, ndërsa është kandidat edhe për çmimin “Oscar”

Ndërkohë, filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, do të nis të shfaqet edhe në kinematë amerikane nga 5 nëntori.

Kështu ka bërë të ditur vet aktorja e cila është protagonist në këtë film, Yllka Gashi.

Gashi ka bëri të ditur se nga 5 nëntori filmi do të shfaqet në New York. Dhe 12 nëntor në Los Angeles, transmeton ‘rtklive’.

Aktorja ndër tjera ka kërkuar përkrahje e bashkatdhetarëve në Amerikë për blerjen e biletave online për ta parë në Amerikë.

“Hive-Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare do të fillojë shfaqjen në kinematë amerikane nga data 5 nëntor në New York në Film Forum dhe 12 nëntor në Los Angeles në Laemmle’s Royal Theater”, ka shkruar ndër tjera Yllka në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që “Zgjoi” pati premierën publike në Kosovë më 28 tetor.

———————————————————–

LEXO EDHE: VARIETY: ‘ZGJOI’, NJË HISTORI E NJOHUR E KËMBËNGULJES PËRBALLË PATRIARKATIT

Një grua kosovare, në harresë që kur burri i saj u zhduk në luftë. Fillon një sipërmarrje biznesi përkundër mosmiratimit të përhapur nga burrat.

Lufta në Kosovë përfundoi më 1999, por për shumë familje, humbjet. Dhe asgjësimet krijuan konflikt që zgjati thellë në shekullin e ri, duke bërë jehonë deri më sot, shkruan Variety.

Ky truizëm i zymtë siguron sfondin e filmit debutues solid dhe me mendje të kthjellët të Blerta Bashollit “Zgjoi”, i cili nxjerr një histori të jetës reale. Të këmbënguljes kundër paragjykimeve të pakapërcyeshme për shtresat e vogla të rehatisë dhe shpresës që mund të japë.

Fahrija, e luajtur me përmbajtje të fortë dhe të guximshme nga Yllka Gashi, është një nga ndoshta një duzinë grash. Në fshatin e saj të vogël kosovar, burrat e të cilave u zhdukën gjatë luftës.

Tani vite më vonë, trupi i tij nuk është gjetur kurrë. Përpjekjet e autoriteteve për të gjetur të zhdukurit kanë qenë zhgënjyese të ngadalta…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU