Talesi është mbajtur gjithmonë si babai themelues i filozofisë. Jo sepse paratha një ditë me saktësi një eklips të Diellit apo sepse i atribuojnë “teoremën” që mban emrin e tij, por sepse ishte i pari që kërkoi të shpjegonte përse bota është kështu siç është.
Të kërkosh shpjegime, do të thotë të ngresh pyetje mbi zanafillat dhe mbi shkaqet e para të çdo gjëje.
Të pyeturit e përjetshëm, kërkimi i pandërprerë i shpjegimit, mospranimi duke u kënaqur me deklarata të llojit “Kështu është!”, ka përcaktuar filozofinë, si sot ashtu edhe njëherë e një kohë.
Ne nuk dimë asgjë të sigurt mbi Talesin. Çdo gjimnazist duhet të mësojë edhe sot “teoremën e Talesit” mbi ndërtimin e një këndi të drejtë ‐ por babilonasit e lashtë e dinin këtë shumë kohë më parë se njeriu nga Mileti.
Megjithatë, shprehja “teorema e Talesit” ka një kuptim. Në kohën kur jetoi ky “filozof i parë” (titull lavdie që e jepnin të lashtët), grekët mësonin të formulonin me saktësi
“teorema”, në kuptimin e ligjeve logjike mbi modelin “Në qoftë se… atëherë…”.
Logjikisht kjo rrjedh nga kjo: në qoftë se heqim dy vija që bashkojnë skajet e një vije të drejtë me cilëndo pikë të gjysmërrethit, ku kjo vijë e drejtë është diametri, përfitojmë gjithmonë një trekëndësh kënddrejtë.
Ky është ligj dhe ai mbetet i pandryshueshëm. Zbulimi i këtij lloji të vërtetash të përjetshme i entuziazmonte shumë mendimtarët grekë të brezave pasardhës të Talesit, aq sa shumë prej tyre u vishnin këtyre ideve një realitet më të lartë nga ai i gjërave të botës empirike.
Lindi kështu një grindje midis “idealistëve”, për të cilët vetëm idetë ishin të vërteta. Dhe kundërshtarëve të tyre “materialistë”, për të cilët kishin rëndësi vetëm objektet konkrete.
Me fjalë të tjera, një luftë midis mendimtarësh “spekulues”, që vlerësonin se mund të ndërtonin të vërtetën mbi mënyrën e përfundimeve matematike, duke filluar nga disa parime bazë, dhe mendimtarëve “empirikë” që e shihnin përvojën ndjesore si bazën e çdo shkence.
Kjo përballje do të përshkojë gjithë historinë e filozofisë, deri në ditët tona.
Talesi me siguri nuk i njihte ende nocionet e “idealizmit” dhe të “materializmit” dhe, ndoshta, koncepti i Qenies, ishte i huaj për të.
Nga ana tjetër, kishte shumë të ngjarë të njihte nocionin e ligjit, për arsye të mendimeve politike të grekëve të kohës së tij. Në fakt, në shekujt VII dhe VI para J.K., qytetet greke njohën një shtrirje të shpejtë.
Kjo përfshiu si Miletin, ashtu edhe Efesin në brigjet egjease të Azisë së Vogël, djepi i grekëve të Jonisë, ashtu si edhe athinasit, në kontinentin europian.
Kjo rritje solli me vete acarime shoqërore midis fisnikërisë të shtresës së vjetër, fshatarëve të lirë dhe përherë e më të vetëdijshëm për atë që përfaqësonin dhe të klasës së tregtarëve të pasur, që gjallëronin portet dhe qendrat urbane (që u ngatërruan, në Azinë e Vogël).
Për të shmangur që këto acarime të mos përfundonin në luftëra civile, qytetet greke ua dhanë “të urtëve”, njerëz të zgjuar dhe të ditur, të pajisur me një pushtet të pranuar nga të gjithë, me qëllim që të vendosnin një baraspeshë të arsyeshme.
Njëri nga këta “Të Urtë”, Soloni i Athinës (640‐558 para J.K.), përpiloi rreth vitit 594 para J.K. një kushtetutë për qytetin e tij.
Ai shpiku koncepte të tilla, si ai i “ligjit të drejtë”, që nuk kishte të bënte aspak me drejtësinë e vjetër fetare. Paraqitur nën formën e një perëndeshe dhe që
mishëronte vullnetin e perëndive (ajo përputhej gjithmonë me traditën).
“Ligji i drejtë” synonte të baraspeshonte në një përmasë të paanshme interesat e ligjshme të pjesëtarëve të shtresave të ndryshme të shoqërisë.
Përmasa e drejtë e pjesëmarrjes dhe e ndikimit përkatës të fisnikërisë dhe të popullit në funksionet e shtetit përbënte objektin e debateve dhe të provimeve publike.
Dituria e lashtë dhe e fshehtë e priftërinjve dhe privilegjet e trashëgueshme të
fisnikërisë e kishin kaluar kohën e tyre.
Kur përmasa e drejtë arrihet, vendoset paqja dhe mirëqenia; atje ku mbretëron paqja dhe mirëqenia, forcat e shoqërisë janë të baraspeshuara sipas një marrëdhënieje të paanshme.
Lufta, brenda apo jashtë vendit, e ka zanafillën në çekuilibret e rendit politik.
Nëse A ekziston, edhe B ekziston. Gjithmonë. Çdo gjë ka një shkak domosdoshmërisht përcaktues: nuk ka rastësi. Ky ishte mësimi që Talesi mori nga mendimi politik i kohës së tij dhe që ai e zbatoi në natyrë.
Në traditën greke është e famshme parathënia e eklipsit të plotë të Diellit që ndodhi më 28 maj 585 para J.K. Babilonasit dinin t’i llogaritnin që më përpara eklipset diellore. Por Talesi futi aty diçka të re: duke filluar nga një shkak fillestar (udha e yjeve), ai ishte në
gjendje të arrinte në një përfundim të pashmangshëm (eklipsi diellor).
Talesi kërkoi ta thellonte këtë marrëdhënie shkakësore edhe në dukuri të tjera natyrore. Një udhëtim në Egjipt e vuri ballë për ballë vërshimeve të rregullta të Nilit: ai besoi se shihte aty pasojën e erës verilindore në Mesdheun Lindor. Që i shtynte ujërat e lumit të madh dhe që i shqetësonte përkohësisht në rrjedhën e tyre drejt detit.
Kjo nuk është e drejtë, sepse Talesi nuk e njihte regjimin e rrjedhjeve të vrullshme në Afrikën Qendrore.
Por mendimi i tij ishte shkencor në kuptimin modern të fjalës, sepse paraqiste një hipotezë me mend për të shpjeguar një dukuri natyrore.
Mendimtari i Miletit shkoi edhe më larg: në qoftë se çdo gjë ka një shkak, në qoftë se një gjë ka dalë gjithmonë nga një tjetër, patjetër që ka një shkak të parë në zanafillën e lindjes së çdo gjëje.
Kjo zanafillë kryesore është për të Uji, një nga katër përbërësit themelorë që njihnin grekët ‐ Zjarri, Toka, Uji dhe Ajri. Toka, mendonte ai, pluskon mbi oqean. Fakti që ajo pluskon do të thotë se është ngritur nga thellësitë e Ujit, ashtu si përbërësit më të lehtë, që janë Ajri dhe Zjarri.
Ky fakt do të shpjegonte edhe tërmetet e herëpashershme. Pyetja e ngritur nga Talesi mbi zanafillën e gjërave, qe pikënisja e zhvillimit jashtëzakonisht të shpejtë të filozofisë grek.
*Shkëputur nga libri 50 të pashmangshmit, Filozofët më të mëdhenj të kohërave, të Edmund Jacoby
ObserverKult
Lexo edhe:
YEHUDA AMICHAI: FËMIJËT E MI
Poezi nga Yehuda Amichai
Nuk e di nёse do tё kem hise nё Botёn-qё-do-Vjen,
Ama nё botёn e fёmijёve tё mi, unё nuk do tё kem hise.
Unё nuk jam profet dhe as nuk jam bir profeti
Por jam baba i profetёve. Fёmijёt e mi
Do tё ndriçojnё shekullin e ardhshёm si prozhektorё.
Lojёrat e tyre do tё realizohen si profeci
Ndёrsa lodrat e tyre do tё jetёsohen.
Ata janё zhurmё dhe qetёsi dhe zhurmё,
Ata janё det dhe tokё dhe ajёr,
Ata janё qiej dhe mikpritёsit e tyre.
Dёshira e flaktё e tyre pёr tё ardhmen e tyre
Dhe dёshira ime e flaktё pёr fёmijёrinё time
Kalojnё pranё njёra-tjetrёn pa u takuar
Sikur gabimi fatal i ndonjё inxhinierit tё tunelit.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
“NISU ME ARDHË”, POEZI NGA ROZAFA SHPUZA
Poezi nga Rozafa Shpuza
Nisu me ardhë,
kur dufet e mallit shkapesin
mllefin e lamtumirave inatçore
e muzgu hamshor i turret vrikthi
filigranit naziq të horizontit.
Nisu me ardhë,
netve të bjerruna n’arkapijat e stinve
që si magjistrica ta presin rrugën.
Nisu me ardhë,
me valixhe të palosun rrëmujshëm
e këpucë hangrun prej rrugtimesh!
Nisu me ardhë,
netve të gushtit kur fari tjerrë vetminë
e guackave krah-thyeme.
Eja…
veç mos pyet për mue në portin
e spirancave të ndryshkuna.
ObserverKult