Yehuda Amichai: Fëmijët e mi

Poezi nga Yehuda Amichai

Nuk e di nёse do tё kem hise nё Botёn-qё-do-Vjen,
Ama nё botёn e fёmijёve tё mi, unё nuk do tё kem hise.

Unё nuk jam profet dhe as nuk jam bir profeti
Por jam baba i profetёve. Fёmijёt e mi
Do tё ndriçojnё shekullin e ardhshёm si prozhektorё.

Lojёrat e tyre do tё realizohen si profeci
Ndёrsa lodrat e tyre do tё jetёsohen.
Ata janё zhurmё dhe qetёsi dhe zhurmё,
Ata janё det dhe tokё dhe ajёr,
Ata janё qiej dhe mikpritёsit e tyre.

Dёshira e flaktё e tyre pёr tё ardhmen e tyre
Dhe dёshira ime e flaktё pёr fёmijёrinё time
Kalojnё pranё njёra-tjetrёn pa u takuar
Sikur gabimi fatal i ndonjё inxhinierit tё tunelit.

Bija ime ka kёpucё tё vogla tё kuqe,
Tё dy bijtё e mi mbathin kёpucё tё tё njёjtin numёr si unё,
Ama ata nuk e kanё babain tim
Nuk e kanё as Zotin e tij.
Ata mё kanё sall mua si arushkё lodёr, tё madh dhe leshatak,
Pёr ta pёrkёdhelur dhe pёr tё luajtur,
Kёshtu do tё mё mbajnё mend dhe do tё pёrmendin te fёmijёt e tyre.
Dhe do tё mbajnё mend se Ben Gurion ishte njё aeroport
Nё kohёn kur ende kishte aeroporte
Kjo ta pёrkujton njeriun dhe tё bёmat tjera qё i ka bёrё.

Ndёrsa, unё, ngandonjёherё, e quaj autostradёn “Rruga e Mbretit”,
Anise nuk ka mbret nё Izrael
Dhe secili sillet sipas qejfit tё vet.

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

YEHUDA AMICHAI: KËTO DITË MENDOJ PËR ERËN NË FLOKËT E TU

Këto ditë mendoj për erën në flokët e tu
dhe për vitet në këtë botë që paraprinë ardhjen tënde
dhe për përjetësinë ku para teje kam për t’shkuar;

dhe mendoj për plumbat që nuk më vranë në betejë
por vranë miqtë e mi –
me të mirë se unë ata ishin, sepse
nuk jetojnë më;
dhe mendoj për ty nudo para furrnajës së verës
e përkulur mbi një libër që të lexosh më mirë
në dritën e ditës që po shuhet…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU