reklamë

Finalja e Eurovisionit, Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenën e festivalit

Këngëtari Alis, që përfaqëson Shqipërinë në skenën e Eurovision 2026 me hitin “Nân”, do të ngjitet i pesti në finalen e madhe të këtij kompeticioni muzikor.

Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën finale, që do të mbahet ditën e shtunë.

Gara e finales do të hapet nga Danimarka, e ndjekur më pas nga Gjermania dhe Izraeli.

Renditja e shteteve në natën finale:

  1. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
  2. Gjermani: Sarah Engels – Fire
  3. Izrael: Noam Bettan – Michelle
  4. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
  5. Shqipëri: Alis – Nân
  6. Greqi: Akylas – Ferto
  7. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
  8. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
  9. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
  10. Maltë: AIDAN – Bella
  11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
  12. Bullgari: DARA – Bangaranga
  13. Kroaci: LELEK – Andromeda
  14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
  15. Francë: Monroe – Regarde !
  16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
  17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
  18. Poloni: ALICJA – Pray
  19. Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
  20. Suedi: FELICIA – My System
  21. Qipro: Antigoni – JALLA
  22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
  23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
  24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
  25. Austri: COSMÓ – Tanzschein

Në Finalen e Eurovision 2026 votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

Bastet për fituesin e “Eurovision 2026”, mësojeni a gjendet Shqipëria në këtë listë…