Gjergj Fishta: Kush na e kritikon gjuhën asht hasëm

Gjergj Fishta

Nuk âsht mirë qi na të shájm a të kritikojm gjûhen nder shkrime të njâni-tjetrit, kur mos të shkruejm shtâsësí merret vesht.

Gjergj Fishta

‘Gjuha letrare shqype enè âsht në djep, e prandej sugurisht nuk do t’ishte mirë, qi na – per shart qi mos të shkruejm shtasësí — t’i a vêmë në shpotë gjûhen njâni tjetrit; pse, tue kênë, si thashë, gjûha shqype enè foshnje, kurrkush nesh nuk mund të thotë sod me sod se flet a e shkruen gjûhen letrare pa gabim.

Sikúr lypet kohë per me u zhvillue gjûha popullore në nji nieri foshnje, kshtû per analogji duhet kohë e mâ teper duhen rrethâna të perkueshme, per me u rritë e me u kristalizue, si me thânë, gjûha letrare në nji popull, dalë së parit sidomos, në dritë të diellit të lirís, si ky populli i jonë shqyptár.

E prandej pernjimend, tham un, nuk âsht mirë qi na të shájm a të kritikojm gjûhen nder shkrime të njâni-tjetrit, kur mos të shkruejm shtâsësí merret vesht.

T’i a lâmë jabanxhive ket punë, pse atà mund të kenë, ndoshta, edhe interesë me u a hupë pahin prodhimeve letrare t’ona, të jenë si të jenë — posë shtâsësísh e marrish, si thashë — ato janë visari i kombit shqyptar.

Neper to u trajtue ndergjegja e jonë komtare e u ndertue Shqypnija; neper to do të mbahet më kâmë me erz e me nderë neper të gjitha vshtirsít qi bjen me vedi jeta shoqnore e nji Shteti ndertue së pari.

Prandej ç’do jabanxhi, qi të guzojë me vû gojë pa nderim mbi ket visar, ká per t’u mbajtë prej nesh si hasem i komit e i pamvarsís shqyptare, e kemi per të Ishue më tê poteren porsi më qên të terbuem.’

ObserverKult


Lexo edhe:

MOIKOM ZEQO: KUR JAM KREJT VETËM