
Poezi nga Moikom Zeqo
Kur jam krejt vetëm në shtëpi
ndez cingare.
Flokët e shprishura të tymit
luhaten,
përhapen.
Syri i cingares
befas
zmadhohet.
Nga m’u fut në shtëpi ky Polifem mërzie?
Po ja vjen ti-
qeshin brigjet.
Mërzia bëhet xhuxh, humbet e tëra, fshihet.
(1974)
ObserverKult
—————
Lexo edhe:
MOIKOM ZEQO E KUPTOI SHUMË SHPEJT ATË QË NDODHI NË VITET ’90-TA“
Dy vite pas ndarjes nga jeta të historianit, politikanit, shkrimtarit, arkeologut, Moikom Zeqo, është kujtuar nga miqtë, kolegët dhe politikanë kontributi që ai la pas në shumë fusha.
Çdo kush qe foli për të nuk la pa përmendur mendimin avangard. Mendim gati profetik për ngjarjet në jetën shoqërore, politike në Shqipëri, që Moikomi gjithmonë i paraprinte.
Miku i tij Enver Kushi, shkrimtar, tregon letërkëmbimet që kishin dikur.
“Ka një letër shumë interesante ku mes të tjerave më shkruan: “është janari i viteve 1973” më përshkruan rrugët e Tiranës. Duket sikur parandjeu me një mimozë e cila ka stinën për të çelur por po thahet. Dhe ai mendon që do vijnë ca stinë të tjera që dhe kjo mimozë do thahet, pra do thahet krijimtaria. Do goditen shkrimtarë, artistë, njerëz me ndikim në kulturë. Dhe kështu ndodhi nëse mund ta quaj profeci e Moikomit ajo doli.”
tekstin e plotë e gjeni KETU