Ujku plak nga Finsikët
Jam lodhë, jam mërzitë,
jam ngopë me dallavere,
u mbusha politikë,
vendosa me t’braktisë.
Më ler të qetë, e ke shumë më mirë,
me më sjelle në gisht, e ke pak vështirë.
Më lejo të marr frymë, të jetoj i qetë
mos qajë para meje, dua të jem vetë
po mendon se vetëm ti ekziston
bukurija jote nuk më fasinon…
Hajt moj shpirt mos ki merak,
se unë jam ai ujku plak,
mendjen mirë ty ta lexova,
të gjitha dëshirat t’i plotësova.
E moj budallicë, sa je e lazdruar,
tu ka rritur mendja, sytë tu kan verbuar,
ndeze një cigare zbrit kadalë në tokë,
kur të mbetesh vetëm, mshoj murit me kokë.
Gjërë edhe gjatë, e ke mbarë Kosovën,
ku më gjete mua, të ma bësh gropën,
thashethemet tua më kanë ardhë te huna,
dhe dashurisë sonë unë kapak i vura.