Fitoi çmimin “Artisti i vitit” në SHBA, Lekë Negri: Nëse vendosni ta braktisni Shqipërinë, mos e ktheni kokën pas…

Muzikanti i njohur, Lekë Negri, është nderuar në SHBA me çmimin “Artisti i Vitit”, në Uashington DC, për arritjet e tij si muzikant në Shqipëri, Evropë dhe SHBA.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” ai tha se Amerika është vendi i mundësive të mëdha.

Sa i takon çmimit ai u shpreh se ishte një kënaqësi e madhe për të nga ana profesionale por dhe personale.

“Nuk braktiset Shqipëria, por Amerika është vendi i madh, realizohen ëndrrat por duhet të kesh dëshirën e të mos e kthesh kokën mbrapa. Të mendosh ku ke qenë dhe të krijosh njeriun e rritur.

Unë jetoj në NYC. Ai njeri që do të eci përpara vlerësohet. Në këtë rast artisti gjen hapësira dhe në një moment do të dalin në pah vlerat e tua.

Ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua si muzikant dhe për familjen që ka qenë një mbështetje shumë e madhe”, tha ai./ oranews.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

“MODA ISHTE E NDALUAR NË DIKTATURË”, ZAJMI TREGON SI ZGJODHI KOSTUMOGRAFINË: SHIKOJA FSHEHURAZI KONCERTIN E VITIT TË RI

Piktorja dhe kostumografia e njohur shqiptare, Anila Zajmi është kthyer pas në kohë dhe ka bërë një rrëfim për jetën e saj.

E ftuar në “Pas Mesnate”, ajo ka treguar se kur i lindi dëshira për t’u marrë me kostumografi, në një kohë ku çdo gjë që lidhej me modën ishte e ndaluar.

Anila ka theksuar që këtë pasion e ka pasur që fëmijë teksa shikonte koncertin e Vitit të Ri por u detyrua që në Liceun Artistik të ndiqte degën e Skulpturës vetëm e vetëm që të vizatonte kostume.

“Kur kam qene e vogël, nuk kishte televizor dhe nuk shikonin të gjithë njerëzit televizor. Edhe mbaj mend që pas klasës së parë shkoja te një kushërirë, Teta Noja për të parë koncertin e Vitit të Ri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult