Fituesit e Çmimeve GEGNISHT: Konushevci, Topanica, Ademovi…


Grupi Gegnisht, që tash e shumë kohë ka mbledhur artdashësit nga të gjitha trevat shqiptare, dje ka shpallur fituesit e konkursit letrar për tri kategori: poezi, prozë dhe përkthim.
Juria e përbame prej: Albri Brahusha, shkrimtar, dramaturg, Ledia Dushi, poete e pedagoge dhe Donika Dabishevci, poete e botuese, nuk e pati të lehtë me zgjedhë mes teksteve, një pjesë e mirë e të cilave kishin vlera të padiskutueshme estetike.
Fituesit për kategori janë këta:
Kategoria poezi
Çmimi i parë: Vlora Konushevci
Çmimi i dytë: Albina Gjergji
Çmimi i tretë: Edlira Llukacaj
Kategoria prozë
Çmimi i parë: Imer Topanica
Çmimi i dytë: Xhabir Tabaku
Çmimi i tretë: Nerinda Hysa
Kategoria përkthim
Çmimi i parë: Ornela Ademovi
Çmimi i dytë: Maksim Rakipaj
Çmimi i tretë: Arjola Zadrima

ObserverKult ditëve në vazhdim do t’ju prezantoj edhe me tekstet fituese për secilën kategori.

ObserverKult