“Fituesit e Këngës Magjike janë përcaktuar”… Ardit Gjebrea i përgjigjet Endri Priftit

Moderatori Ardit Gjebrea reagoi pas akuzave të këngëtarit Endri Prifti, i cili dje tha se janë paracaktuar fituesit e Këngës Magjike. Producenti i Këngës Magjike, thotë se ky kompeticion ka rregulla të cilat Prifti nuk i ka respektuar.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?

Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?

Pranimi u mbyll në 24 maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”, shkruan Gjebrea./dritare.net


Festivalit
Ardit Gjebrea

Lexo edhe:

“EDICIONI MË I MIRI NË HISTORINË E FESTIVALEVE NË SHQIPËRI”: ARDIT GJEBREA TREGON NDRYSHIMET TE “KËNGA MAGJIKE”

Moderatori dhe producenti, Ardit Gjebrea, ka zbuluar ndryshimet që do të aplikohen në edicionin e festivalit “Kënga Magjike”.

Ai bën me dije se festivali do të zgjasë katër netë dhe jo tre sikurse ka qenë në edicionet e mëparshme, ndërsa parashikon se do të jetë më i miri në histori. Pasi për herë të parë do të aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane, transmeton ‘tirananews.al’.

“Jam shumë i lumtur dhe njëkohësisht krenar për fillimin e edicionit të 23-të të Këngës Magjike. Ky edicion do të jetë padyshim më i miri në historinë e festivaleve në Shqipëri. Pasi për herë të parë aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane në paraqitjen e tij.

Për herë të parë artistët e huaj janë të një niveli që nuk ka ndodhur më parë në një garë në vendin tonë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU