“Edicioni më i miri në historinë e festivaleve në Shqipëri”: Ardit Gjebrea tregon ndryshimet te “Kënga Magjike”

Festivalit

Moderatori dhe producenti, Ardit Gjebrea, ka zbuluar ndryshimet që do të aplikohen në edicionin e festivalit “Kënga Magjike”.

Ai bën me dije se festivali do të zgjasë katër netë dhe jo tre sikurse ka qenë në edicionet e mëparshme, ndërsa parashikon se do të jetë më i miri në histori, pasi për herë të parë do të aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane, transmeton ‘tirananews.al’.

“Jam shumë i lumtur dhe njëkohësisht krenar për fillimin e edicionit të 23-të të Këngës Magjike. Ky edicion do të jetë padyshim më i miri në historinë e festivaleve në Shqipëri, pasi për herë të parë aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane në paraqitjen e tij.

Për herë të parë artistët e huaj janë të një niveli që nuk ka ndodhur më parë në një garë në vendin tonë. Për herë të parë Kënga Magjike do të zhvillohet në 4 netë, ku nata e tretë do të jetë Nata Finale Tradicionale Shqiptare dhe nata e katërt do të jetë Grand International Kënga Magjike. Ky edicion do të ketë shumë ‘për herë të parë’ ndaj dhe uroj të jetë një bekim për çdo artist pjesëmarrës dhe kënaqësi për të gjithë ju që do e ndiqni”, theksoi Gjebrea.


Lexo edhe:

ARDIT GJEBREA: KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)

Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenen e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër rrugët ku kam ecur,
S’do ndjehet kolla ime e thatë,
Dhe kur në xham’ të fryjë erë,
Do qash me erën dalë ngadalë.

KËNGËN E PLOTË E GJENI KËTU