Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tij, një injorant ndjek opinionin publik!

ObserverKult ua sjell disa thënie të urta kineze:

• Një buzëqeshje të fal 10 vite jetë.

• Mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frikë kur s’po rritesh fare.

• Ai që pyet bëhet budalla për pesë minuta, ai që s’pyet mbetet i tillë tërë jetën.

• Një mendje e mbyllur është si një libër i mbyllur, një copë druri.

• Gjilpëra nuk ka maje në të dyja anët.

• Më mashtro një herë, të të vijë turp. Më mashtron për herë të dytë, të më vijë turp.

•. Jepi një njeriu një peshk dhe e ushqen për një ditë. Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën.

• Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ata që po kthehen.

• Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tij, një injorant ndjek opinionin publik.

• Nëse je i durueshëm në momentin e nervave, do t’u ikësh qindra ditëve të mërzitura.

• Të shohësh diçka një herë, është më mirë se ta tregojnë 100 herë.

• Një person që thotë që nuk realizohet, s’duhet ta pengojë atë që po e realizon.

• Më thuaj dhe do ta harroj. Më trego dhe mbase e mbaj mend, më përfshij dhe e kuptoj.

• Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën.

• Ka shumë rrugë të ndryshme deri në majën e malit, por pamje nga atje lart është e njëjtë.

• Kur dikush ndan me ju një gjë të çmuar keni detyrimin moral që ta ndani edhe ju me të tjerë.

• Lehtë është të sundosh mbretërinë, vështirë është te sundosh familjen.

• Merru me fajet e të tjerëve, po aq butësisht sa edhe me të tuat.

• Plaga që shkaktohet nga miku, asnjëherë nuk shërohet.

• Të të mos vijë keq nëse nuk të njohin njerëzit, por përkundrazi – që nuk i njeh ti ata.

• Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mençuri, sesa atëherë kur ka punë me mendjelehtët.

• Mos u kacafyt me derrin, se, edhe po fitove, pis do bëhesh; kjo e gëzon derrin. 

ObserverKult


Lexo edhe:

30 FJALË TË URTA JAPONEZE/BRETKOSA NË MOÇAL NUK E NJEH MADHËSHTINË E DETIT!