Fjalë të urta shqiptare: “Zoti na ka dhanë dy veshë e një gojë, me ndigjue ma shumë se me folë”

mallkime fjalë të urta

ObserverKult ju sjell disa fjalë të urta shqiptare:

E keqja e ka gjethmone një “Pse”.

Edhe te parja që ke nxjerrë me djersë ka hise shejtani.

Zemra e gjanë e fiton dynjanë.

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.

Dy rrena sa nji trimni.

Kazani bosh tingëllon ma shumë.

Ai që e ka provue din me të mësue.

Drunin e shtremt e ndreq zjermi.

Le të jetë oxhaku i shtremt, po tymi të shkojë drejt.

Me njoft vetin asht urti, me urdhnue vetin asht trimni.

Shtatin pyll e mendjen fyll.

Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet.

Zoti na ka dhanë dy veshë e një gojë, me ndigjue ma shumë se me folë.

Gaca e baruti nuk rrinë bashkë.

Çka bahet rrallë, bahet për mall.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

LETRA E PORADECIT DREJTUAR SHERKOS: S’TURPËROHEM DYKE SHKRUAR “VARIANTA”…