Fjalët e Ali Pashës para kryengritjes kundër osmanëve

Fjalimi i Ali Pashës mbajtur para shqiptarëve, para se të fillonte kryengritjen kundër perandorisë osmane…

Duke mbledhur personazhet kryesorë të Shqipërisë, duke mos përjashtuar as ata që ai besonte se nuk ishin miqësorë me të, Aliu i thirri ata që të qëndronin pranë tij për hir të tyre si për të tijat.

Ai i paralajmëroi ata se shkatërrimi i tij do të ishte pararendësi i tyre.

“Ju”, – tha ai,  – nuk do të jeni më ata shqiptarë që keni qenë deri më tani, kaq të frikshëm dhe të respektuar”.

Ju do të jeni të mposhtur dhe të përulur nga aziatikët frikacakë.

Ju rrëfej se shumëve prej jush u kam dhënë shkak për ankesë. Unë e di që disa prej jush, janë ofenduar me të drejtë nga dëmtimet që unë i kam bërë juve ose marrëdhënieve tuaja.

Por, nderi i Shqipërisë dhe interesi i vendit tonë, kanë rëndësi më të madhe sesa armiqësitë mes nesh. Dhe kur të gjithë janë në rrezik, kujtimi i gabimeve të së kaluarës është një ndjenjë e padenjë, për një mendje bujare.

Tani ju shikoj të gjithëve si fëmijët e mi, njësoj si Muktari (Myftari dhe Veliu).

Thesaret e mia, janë të hapura për ju

Unë vetëm kërkoj nga ju, që t’i bëni nder emrit që ju mbani(Shqiptar).

ObserverKult

——————

LEXO EDHE:

Kur koka e prerë e Ali Pashë Tepelenës iu dorëzua sulltanit- një skicë e rrallë

Më 24 janar 1822, në moshën 82-vjeçare u vra në Janinë Ali Pashë Tepelena, një nga personazhet më të përfolura të historisë së Shqipërisë.

Djali nga Tepelena që e nisi karrierën si grabitës karvanësh në rrugë dhe që arriti të bëhej pasha. Dhe më pas akoma të deklaronte pavarësinë nga Perandoria Osmane u shndërrua në një personalitet të kohës por edhe një armik i betuar i Portës së Lartë.

Shkrimtari i njohur francez Aleksandër Duma e përshkruan në veprat e tij si tepër dinak dhe që oborri i sulltanit e njihte si “Luani i Janinës”. Ndërsa shkrimtari tjetër akoma më i madh Viktor Hygoi e quante ‘Bonaparti mysliman’…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU